
Sherbime Profesionale per Lavanderi Ecoteam është një kompani në sektorin HORECA. Ajo ofron profesionalizëm dhe përdor materiale me cilësi të lartë. Që nga viti 2018, në kuadër të shërbimeve të saj, ka ngritur një linjë profesionale lavanderie që kujdeset për çdo material duke përdorur vetëm pajisje inovative. Për këtë arsye, e gjithë infrastruktura e instaluar në qendër është MIELE Profesional. Kompania punon në një mjedis dinamik, të përshtatur me kërkesat e klientëve, me staf të përkushtuar që trajnohet vazhdimisht. Shërbimet që ofron përfshijnë transportin, larjen me ujë të të gjitha materialeve, larjen në të thatë, trajtime të ndryshme dhe dhënien në përdorim të materialeve.
Kompania është duke kërkuar 2 Shofer/Punëtor në Lavanderi.