Përshkrimi
- Turni i punës është në turnin e dytë.
- Kërkohet arsim i lartë.
- Nevojitet të paktën 1 vit përvojë pune në kompani të ngjashme.
Detyrat
Detyrat kryesore që do të ushtroni janë:
- Të realizoni pagesat në sistemet EasyPay për të gjitha shërbimet e ofruara, sipas kërkesave të klientëve dhe duke zbatuar me saktësi çdo hap të përcaktuar në procedurat e brendshme.
- T’u përgjigjeni klientëve lidhur me problematikat që paraqesin dhe të orientoni zgjidhjen e tyre te departamentet përkatëse.
- Të kryeni këmbim valutor sipas kërkesave të klientëve.
- Të përpunoni shërbimin e transfertave për klientët që paraqiten në dyqan.
- Të mbani përgjegjësi për shitjen në dyqan të të gjitha pajisjeve fizike.
- Të administroni arkën dhe të kryeni rakordimet ditore me kolegun e turnit pasardhës.
Kualifikimet
Kualifikimet e nevojshme për këtë rol janë:
- Arsim i lartë / Bachelor.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri dhe përvojë në sistemet e pagesave elektronike ose në kompani me profil të ngjashëm.
- Njohuri të mira të paketës Office 2010.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, shpejtësi në të menduar dhe në të nxënë, si dhe qetësi e maturi në punë.
- Fleksibilitet për të përballuar sfidat e përditshme dhe organizim i mirë deri në detaje.
- Aftësi të mira për vendosjen e prioriteteve dhe menaxhimin efektiv të kohës.
- Përkushtim në punë, përgjegjshmëri, iniciativë për realizimin e saktë të detyrave individuale dhe gatishmëri për të punuar në grup.
Dokumentacioni paraprak
- CV
- Kopje të certifikatave
- Diplomat e kualifikimeve të ndryshme