Përshkrimi
Njoftim: Mundësi punësimi si Operator i shërbimit ndaj klientit
Pozicioni: Operator i shërbimit ndaj klientit
Arsimi: Preferohet arsim i lartë
Detyrat
- T’i përgjigjet telefonatave dhe e-maileve që vijnë në drejtim të shërbimit të klientit.
- Merr porositë e ndryshme nga rrjeti i agjentëve.
- Kontakton me klientët për problemet e ndryshme që ata reklamojnë, orienton zgjidhjen e tyre në departamentet përkatese.
- Kryen njoftimet e ndryshme te klientët për ndryshimet e proçedurave të punës etj.
- Mban kontaktet me klientet.
- Monitoron procesin e pagesave dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në konfirmimin e pagesës elektronike.
- Monitoron procesin e shërbimit të transfertave duke udhëzuar klientët dhe agjentët që e ofrojne shërbimin.
Kualifikimet
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Preferohet te kete njohuri dhe eksperiencë mbi sistemin e pagesave elektronike, apo në kompani me profil të ngjashëm.
- Njohuri të mira mbi paketën Office 2010.
- Të ketë përkushtimin e duhur në punë dhe përgjegjshmërinë si dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup.
Dokumentacioni
Shënime
- Do të lajmërohen për intervistë vetëm kandidatët qe do të perzgjidhen mbi bazën e CV-ve të mbërritura.