Përshkrimi
Qëllimi i Pozicionit
Ky rol synon të garantojë administrim të rregullt dhe efikas të proceseve të burimeve njerëzore, respektim të kërkesave ligjore në veprimtarinë e kompanisë, si edhe menaxhim të saktë të dokumentacionit dhe procedurave administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e brendshme të kompanisë.
Detyrat
Burime Njerëzore (HR)
- Udhëheq procesin e rekrutimit, përzgjedhjes dhe përshtatjes së punonjësve të rinj në kompani.
- Harton dhe administron kontratat e punës, anekset si dhe dokumentet përkatëse.
- Mirëmban dhe përditëson dosjet individuale të stafit.
- Mbikëqyr dhe administron lejet vjetore, mungesat, orarin e punës dhe dokumentacionin që lidhet me to.
- Përgatit dhe zbaton politika, procedura dhe rregullore të brendshme të kompanisë.
- Mbështet procesin e vlerësimit të performancës dhe avancimit profesional të punonjësve.
- Jep këshillim për çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës dhe legjislacionin përkatës.
Juridike
- Kujdeset që aktiviteti i kompanisë të zhvillohet në pajtim me legjislacionin në fuqi.
- Përgatit, analizon dhe negocion kontrata, marrëveshje dhe dokumente të tjera me karakter juridik.
- Jep mendime dhe këshilla juridike për departamentet e kompanisë.
- Ndjek procedurat administrative, gjyqësore ose institucionale sa herë që paraqitet nevoja.
- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për komunikim me institucionet shtetërore dhe autoritetet përkatëse.
- Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe njofton menaxhmentin për ndikimin e tyre në aktivitetin e kompanisë.
- Administron dhe arkivon dokumentacionin juridik të organizatës.
Administratë
- Administron korrespondencën zyrtare hyrëse dhe dalëse.
- Harton raporte, shkresa, vendime, proceseverbale dhe dokumente të tjera administrative.
- Organizon dhe mirëmban arkivën fizike dhe elektronike të dokumenteve.
- Koordinon komunikimin me institucionet publike, partnerët dhe furnitorët.
- Mbështet organizimin e mbledhjeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të kompanisë.
- Siguron që dokumentacioni i brendshëm të administrohet saktë sipas procedurave të kompanisë.
- Kryen edhe detyra të tjera administrative sipas kërkesave të eprorëve.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Drejtësi, Menaxhim Burimesh Njerëzore, Administrim Biznesi ose në një fushë të ngjashme.
- Të ketë përvojë pune në burime njerëzore, juridik ose administratë.
- Të zotërojë njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe atij tregtar.
- Të ketë aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
- Të jetë i/e aftë të punojë me dokumentacion konfidencial dhe të respektojë afatet.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Kompetencat Kryesore
- Integritet dhe etikë profesionale.
- Ruajtje e lartë e konfidencialitetit.
- Aftësi për zgjidhje problemesh.
- Menaxhim i mirë i kohës dhe i prioriteteve.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip, por edhe për punë të pavarur.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në trajtimin e dokumentacionit.
Raporon te: Administratori i Shoqërisë.
Lloji i punësimit: Me kohë të plotë.
Vendndodhja: Në përputhje me strukturën organizative të kompanisë.