EAGLE SHIPPING SHPK
EAGLE SHIPPING SHPK, kompani me mbi 10 vite përvojë në transport dhe logjistikë, mirëpret të rinj të motivuar për rolin e Asistent/e Administrative në zyrë. Pozita zhvillohet në zyrat e kompanisë në Fushë Kosovë dhe u drejtohet kandidatëve nga Ekonomia, Financat, Marketingu, Administrimi i Biznesit ose fusha të ngjashme.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Menaxhimi dhe bashkërendimi i ngarkesave dhe i transportit, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar.
- Komunikim i përditshëm me partnerët e transportit.
- Mbikëqyrja e ecurisë së dërgesave dhe përditësimi i informacioneve përkatëse.
- Hartimi dhe verifikimi i dokumentacionit të ngarkesave.
- Regjistrimi i ngarkesave në sistem përmes Excel-it ose platformave digjitale.
- Raportimi i vonesave, ndryshimeve dhe çështjeve operative.
- Bashkëpunim i afërt me ekipet e shitjes dhe financës.
- Kujdes që secili transport të realizohet sipas procedurave të kompanisë.
Profili i kandidatit ideal
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose të jetë në përfundim të tyre; përparësi u jepet kandidatëve nga fakultetet e Ekonomisë.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze dhe përdorimin e kompjuterit.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
- Të shfaqë aftësi të mira organizimi, koordinimi dhe prezantimi.
- Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë.
- Të jetë i motivuar për organizimin e punës dhe të veprojë në mënyrë të pavarur e efikase për përmbushjen e afateve.
- Të jetë i gatshëm të punojë në ekip.
- Të raportojë me kohë dhe në mënyrë efikase për detyrat e caktuara.
- Të ketë patentë shoferi, gjë që konsiderohet përparësi.
- Përvoja në role të ngjashme vlerësohet si avantazh.
Çfarë ofrohet
- Punë në zyrë, pa angazhim në terren.
- Trajnim praktik në fushën e logjistikës, një profesion me perspektivë rritjeje.
- Mjedis pune bashkëpunues dhe dinamik.
- Stabilitet dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Perspektivë për avancim në karrierë.
- Sigurim shëndetësor 24/7.
Orari i punës
08:00 - 16:00
Hënë - Premte
Kompania ndodhet në Fushë Kosovë, në Rr. Pajazit Islami, 12000 Republika e Kosovës.