Përshkrimi
Departamenti: Mirëmbajtje / Teknik
Raporton tek: Menaxheri i Departamentit të Mirëmbajtjes
Qëllimi i Pozicionit:
Inxhinieri Mekanik GHE është përgjegjës për planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin teknik të mirëmbajtjes së të gjitha mjeteve Ground Support Equipment (GSE) që operojnë në airside, duke garantuar siguri maksimale, disponueshmëri teknike dhe përputhje me rregulloret aeroportuale dhe standardet e aviacionit civil.
Detyrat
- Hartimi dhe zbatimi i planit të mirëmbajtjes preventive dhe korrektuese për flotën GSE.
- Monitorimi i gjendjes teknike të mjeteve (pushback, GPU, ASU, belt loader, passenger stairs, autobusë airside, loader, etj.).
- Mbikëqyrja e diagnostikimit dhe riparimit të defekteve mekanike, hidraulike dhe pneumatike.
- Kontrolli dhe miratimi i ndërhyrjeve teknike të kryera nga specialistët.
- Sigurimi i respektimit të manualeve të prodhuesit dhe procedurave teknike.
- Analizimi i defekteve të përsëritura dhe propozimi i masave parandaluese.
- Mbajtja e evidencave teknike dhe dokumentacionit sipas kërkesave të auditimeve.
- Koordinimi i furnizimit me pjesë këmbimi dhe kontrolli i stokut teknik.
- Mbështetja e inspektimeve të brendshme dhe të jashtme (auditime, autoritete, etj.).
- Sigurimi që të gjitha mjetet janë të pajisura me elemente sigurie funksionale.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike.
- Minimum 3–5 vite eksperiencë në mirëmbajtje mjetesh industriale ose automotive.
- Njohuri në motorë Diesel & Benzinë, sisteme hidraulike dhe pneumatike.
- Aftësi në leximin e manualeve teknike dhe skemave mekanike.
- Njohuri bazë në sistemet elektrike të mjeteve (avantazh).
- Njohuri mbi standardet e sigurisë në airside.
Kompetenca dhe Aftësi:
- Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh.
- Menaxhim i kohës dhe prioriteteve.
- Aftësi për të punuar nën presion.
- Komunikim dhe koordinim i mirë me ekipin teknik dhe operativ.
- Njohuri të MS Office dhe sistemeve të menaxhimit të mirëmbajtjes (CMMS – avantazh).