• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Dumnica Group

Zyrtar për Financa dhe Administratë

Dumnica Group
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë1 javë më parëFull Time

Konkurs pune – Zyrtar për Financa dhe Administratë

Dumnica Group Sh.P.K. ka hapur konkurs për pozitën e Zyrtarit për Financa dhe Administratë.

Zyrtar për Financa dhe Administratë

Lokacioni: Prishtinë
Orari: Me orar të plotë
Numri i pozitave: 1

Përshkrimi i pozitës

Kjo pozitë merret me administrimin e proceseve financiare dhe administrative të kompanisë, duke garantuar regjistrim korrekt të transaksioneve, verifikim të dokumentacionit dhe përkrahje administrative për menaxhmentin. Në kuadër të rolit përfshihen evidentimi i faturave dhe pagesave, administrimi i arkës dhe llogarive bankare, hartimi i raporteve financiare dhe mbështetja e proceseve të ndryshme administrative.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Evidentimi i faturave hyrëse dhe dalëse.
  • Regjistrimi i pagesave dhe i arkëtimeve.
  • Administrimi i arkës dhe kryerja e barazimeve bankare.
  • Hartimi i raporteve financiare mujore.
  • Përgatitja dhe sistemimi i dokumentacionit për kontabilitet.
  • Administrimi i kontratave dhe i arkivit të kompanisë.
  • Mbajtja e evidencave administrative dhe e korrespondencës zyrtare.
  • Bashkërendimi me furnitorë, klientë dhe institucione.
  • Ofrimi i mbështetjes në proceset e prokurimit dhe në administrimin e projekteve.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesave të menaxhmentit.
  • Mbajtja e evidencave me Nenkontraktore.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të afërt.
  • Së paku 2 vite përvojë pune në financë dhe/ose administratë.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
  • Përvojë me programe financiare ose të kontabilitetit; njohja e Pantheon, Odoo ose sistemeve të ngjashme konsiderohet përparësi.
  • Shkathtësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese në varësi të përvojës.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Mjedis pune profesional dhe dinamik.
  • Mundësi për avancim brenda kompanisë.

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Letër motivimi (opsionale)

Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.