Konkurs pune
Qumështorja Drena, e njohur në tregun vendor për gamën e gjerë të brendeve, po kërkon kandidatë energjikë, ambiciozë dhe të motivuar për pozitën Shitës Ambulantiv. Roli është i përshtatshëm për persona që kanë interes për shitjen në terren dhe për krijimin e lidhjeve afatgjata me klientët.
Lokacioni
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të paraqesë dhe të promovojë produktet te klientët aktualë dhe ata potencialë.
- Të zhvillojë vizita të rregullta te klientët dhe të bëjë furnizimin sipas porosive të pranuara.
- Të marrë, përcjellë dhe dorëzojë porositë te blerësit.
- Të vëzhgojë tregun dhe të dallojë mundësi të reja për rritjen e shitjes.
- Të përgatisë raporte për aktivitetet e shitjes dhe t’i paraqesë te menaxheri përgjegjës.
- Të ndihmojë në arritjen e caqeve të shitjes dhe në zbatimin e strategjisë së kompanisë.
- Të kryejë edhe detyra të tjera sipas udhëzimeve të menaxherit rajonal.
- Të japë mbështetje në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve promovuese të kompanisë.
- Të përfaqësojë në mënyrë aktive produktet dhe vlerat e kompanisë në treg.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese.
- Bonuse që varen nga performanca dhe objektivat e përmbushura.
- Mundësi për ngritje profesionale dhe zhvillim të karrierës.
- Ambient pune pozitiv me ekip mbështetës.
- Trajnime dhe përkrahje të vazhdueshme gjatë punës.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvoja e mëhershme në shitje ose në role të përafërta përbën përparësi.
- Kërkohet së paku patentë shoferi e kategorisë B.
- Patentë shoferi e kategorisë C vlerësohet si avantazh.
- Kërkohen aftësi të mira në komunikim dhe negocim.
- Kandidati duhet të tregojë përkushtim, përgjegjësi dhe orientim drejt rezultateve.