• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Drena

Menaxher Regjional i Shitjes (Prizren)

Drena
Apliko
ShitjePrizren1 javë më parëFull Time

MUNDËSI PËR ZHVILLIM DHE ARRITJE NË DRENA!

Drena po kërkon një kandidat/e të përkushtuar për pozitën MENAXHER/E REGJIONAL.

Lokacioni: Prizren

Numri i pozitave: 1

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Udhëheq aktivitetet dhe operacionet e shitjes brenda regjionit.
  • Mban përgjegjësi për procesin e barazimit në baza ditore ndërmjet depos, shitjes dhe blerësit.
  • Mbikëqyr zhvillimin e rregullt të proceseve operative të përditshme në regjion.
  • Kujdeset për administrimin e dokumentacionit, përfshirë faturat e shitjes, të blerjes, shpenzimet, lëvizjet dhe raportin ditor të barazimit.
  • Organizon dhe kontrollon ecurinë e transporteve të produkteve të shitura deri te klienti përfundimtar.
  • Monitoron dhe raporton çdo parregullsi që lidhet me liferimin e produkteve nga depoja qendrore, si edhe rastet e lëvizjeve interne të produkteve nga pikat e shitjes.
  • Përfaqëson kompaninë në aktivitete të ndryshme, në përputhje me autorizimet e marra nga Drejtori.
  • Analizon tregun, realizon vlerësime dhe kontribuon në promovimin e shitjes së produkteve.
  • I raporton Drejtorit të Shitjes në sektorin e pijeve.
  • Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen sipas nevojës.

Kualifikimet e nevojshme

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku bachelor.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Të posedojë përvojë pune në shitje ose në menaxhim të përgjithshëm.
  • Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/me për zgjidhje të shpejtë të problemeve.
  • Posedimi i patent shoferit të kategorisë B është i domosdoshëm.
  • Përparësi do të kenë kandidatët/et që janë nga regjioni për të cilin kërkohet pozita e shpallur.

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Bonuse në bazë të shitjes/targeteve.
  • Ambient pune dinamik dhe motivues.