Përshkrimi
Pozita e hapur është për Agjent shitjeje për Tiranën.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Të prezantojë produktet, të realizojë shitjet dhe të ndjekë porositë.
- Të bëjë shpërndarjen e produkteve në zonën përkatëse dhe të zbatojë itinerarin ditor sipas planit të punës.
- Të raportojë në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet e tregut dhe ecurinë me klientët.
- Të identifikojë pika të reja shitjeje dhe t’i furnizojë ato duke u bazuar në rutinën ditore.
- Të marrë porosi në supermarkete dhe të organizojë mallin në rafte.
- Të monitorojë afatet e skadencës së produkteve.
- Të njoftojë për çdo problematikë që mund të paraqitet.
Kualifikimet
Kriteret
- Të ketë jo më pak se 2 vite përvojë në shitje në markete dhe supermarkete, si edhe në shitje derë më derë.
- Përvoja në shitjen e produkteve të bylmetit përbën përparësi.
- Të posedojë aftësi të mira në marrëdhënie biznesi dhe në procesin e shitjes.
- Të ketë shkathtësi të mira negocimi për përmbylljen e kontratave.
- Të komunikojë mirë dhe të bashkëpunojë lehtësisht si pjesë e ekipit.
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
Aplikimi dhe shtesë
Paga ofrohet në nivel të kënaqshëm dhe konkurrues për tregun shqiptar, në vlerën 800 euro /muaj.