Titulli i punës: Arkitekt/Draftues
Për kompaninë:
- DrawUp është një kompani e arkitekturës e specializuar në vizatimet e planeve me partnerë të standarteve të larta nga e gjithë Europa. DrawUp drejtohet nga profesionistë të nivelit të lartë me shumë eksperiencë në draftimin e projekteve të cilat udhëhiqen nga një ekip divers me lidership të fuqishëm.
Përshkrimi i punës:
- Kërkojmë Arkitektë/Draftues të motivuar që do të punojnë në përgatitjen e vizatimeve dhe draftimeve të projekteve arkitekturore sipas standardeve ndërkombëtare. Pozicioni përfshin punë me programe CAD (përfshirë ArchiCad), bashkëpunim të ngushtë me ekipin dhe përshtatje me rregulloret ndërkombëtare të ndërtimit. Kandidatët duhet të jenë të fokusuar, përgjegjës dhe të gatshëm për mësim dhe zhvillim profesional.
Kualifikimet dhe kompetencat e kërkuara:
- Të ketë edukim dhe njohuri rreth arkitekturës dhe ndërtimtarisë
- Të posedojë njohuri të mira në përdorimin e programit ArchiCad
- Të flasë gjuhën Angleze
- Qëndrueshmëri në punë
- Të jetë entuziast për të mësuar në vazhdimësi për rregulloret dhe ligjet internacionale të ndërtimit
- Procesi i projektimit dhe vizatimit të bëhet me vullnet dhe kënaqësi
- Të ketë përqendrim dhe përgjegjësi në punë
- Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese me ekipin
Çka ofrojmë ne:
- Punë në projekte/misione interesante të drejtuara nga kuadër i kualifikuar
- Zhvillim në aspektin profesional në nivel internacional
- Mundësi bashkëpunimi afatgjatë me vlerësim të lartë për mundin dhe performancën
- Njohuri të ndërtimtarisë nga pikpamjet internacionale
- Mbikqyrje dhe bashkëpunim me kuadër të kualifikuar nga shtetet lidere në lëminë e arkitekturës dhe ndërtimtarisë
- 5 Ditë pune në javë, pushim në ditët e festave zyrtare dhe pushime vjetore
- Pajisje, programe dhe ambient komod pune
- Nivel i lartë profesional në procesin e punës