Botime Pegi, një nga botuesit kryesorë në treg, kërkon të punësojë Financiere.
Detyrat
- Mbajtja e kontabilitetit për çdo të ardhur apo shpenzim të kryer gjatë zhvillimit të veprimtarisë.
- Përditësimi dhe mirëmbajtja e llogarive të klientëve dhe furnitorëve.
- Regjistrimi i produkteve në sistem, kontrolli i inventarit, në bashkëpunim me magazinierët.
- Mbyllja e bilancit vjetor.
- Kontroll i faturave të shitjes dhe të kthimeve.
- Nxjerrje e raporteve të ndryshme financiare.
- Kontroll i punës së vartësve dhe trajnim i tyre, sipas nevojave.
Kualifikimet
- Eksperiencë pune të paktën 5-vjeçare në sektorin e financës, në ndërmarrje me profile të ngjashme.
- Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet apo një degë e ngjashme.
- Njohje të gjuhës angleze në nivel mesatar (B2).
- Aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
- Integritet, konfidencialitet dhe korrektësi.
Kandidaturat e përzgjedhura do të ftohen për intervistë pranë zyrave tona.