Titulli: Promoter (vajzë)
Kompania: Dimal INC
Përshkrimi:
- Dimal INC është një kompani e re në përpunimin e produkteve të mishit, pjesë e DVG Group. Kërkohet vajzë energjike dhe e komunikueshme për të promovuar produktet dhe për të forcuar marrëdhëniet me klientët në pika të ndryshme shitjeje. Pozicioni përfshin prezantimin e produkteve, informimin dhe angazhimin e klientëve me markën.
Detyrat:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek klientët në pika të ndryshme shitjeje (dyqane, supermarkete, evente promovuese).
- Ndërveprimi me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të ofruar zgjidhje duke përdorur produktet e promovuara.
- Organizimi i produkteve në raftet e dyqaneve për të siguruar një paraqitje tërheqëse dhe të rregullt.
- Sigurimi që produktet janë të vendosura sipas udhëzimeve të markës dhe që materialet promovuese (posterë, broshura, çmime etj.) janë të dukshme dhe të mirëmbajtura.
- Mbajtja e të dhënave për shitjet e realizuara gjatë periudhës së promovimit, si dhe raportimi i rezultateve ditore ose javore te menaxheri.
- Ndjekja e nivelit të stokut dhe bashkëpunimi me menaxherët e dyqaneve për të siguruar që produktet janë gjithmonë në dispozicion për klientët.
Kualifikimet:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
- Përvoja e mëparshme si promoter dhe/ose merchandiser është një avantazh.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të organizuar punën me efikasitet.
- Njohuri bazë në merchandising dhe paraqitjen e produkteve.
- Aftësi për të zgjidhur problemet dhe për të menaxhuar situata të papritura gjatë promovimeve.
Dokumentet e kërkuara:
- CV me foto
- Letër interesi