Përshkrimi
Dimal INC është një kompani e krijuar së fundmi në fushën e përpunimit të produkteve të mishit, me përvojë të gjatë në distribucion dhe tashmë pjesë e DVG Group. Kompania është në kërkim të një Punëtor/e Prodhimi.
Në DIMAL INC vlerësohet potenciali i secilit kandidat dhe konsiderohet si një element i rëndësishëm për arritjen e objektivave të kompanisë. Ftohen të aplikojnë persona që kanë interes për inovacionin dhe cilësinë, dhe që duan të kontribuojnë në ofrimin e produkteve cilësore.
Detyrat
- Radhit dhe organizon mishin sipas fazave të përpunimit.
- Mbikëqyr dhe ndihmon në procese të ndryshme të prodhimit dhe të përpunimit.
- Kujdeset që pastërtia dhe higjiena të jenë në përputhje me standardin e kërkuar.
- Zbaton me saktësi procedurat e prodhimit, në mënyrë që produkti përfundimtar të përmbushë standardet e kërkuara.
Kualifikimet
- Mosha 25-50 Vjec.
- Përvoja e mëparshme në industrinë e mishit konsiderohet avantazh.
- Duhet të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Dokumentet e kërkuara
- Curriculum Vitae të detajuar.