• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Dimal Inc

Ndihmes Magazinier

Dimal Inc
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Dimal INC, një kompani e re që operon në fushën e përpunimit të produkteve të mishit, është në kërkim të një Ndihmës Magazinier.

Në Dimal INC vlerësohet kontributi dhe aftësia profesionale si element i rëndësishëm për arritjen e suksesit. Kompania mirëpret kandidatë që kanë interes për inovacionin dhe cilësinë, dhe që duan të bëhen pjesë e ekipit për të mbështetur sjelljen e produkteve cilësore në tryezat e shqiptarëve.

Detyrat

  • Kontrollon mallin që hyn në magazinë duke verifikuar sasinë, lotin dhe datën e skadencës.
  • Harton procesverbale kur konstatohet mospërputhje midis dokumentacionit dhe gjendjes fizike të magazinës.
  • Regjistron në programin Navision mallin përmes procesit të checkimit, si edhe rastet kur evidentohet mall tepër ose mangët.
  • Organizon dhe vendos produktet në magazinë sipas zonave të përcaktuara.
  • Menaxhon daljen e mallit sipas datës dhe lotit të skadencës përmes checkimit, duke bërë edhe regjistrimin përkatës në sistem.
  • Mban përgjegjësi për inventarin e magazinës që administron, përfshirë sasinë, datën, lotin dhe cilësinë e produkteve.
  • Ndjek stokun në bazë të afateve të skadencës, bashkëpunon me departamentet e tjera për qarkullimin në kohë të mallit dhe përgatit raportim mujor për stokun sipas datave të skadencës.
  • Evidenton temperaturat e dhomave frigoriferike dhe i arkivon këto të dhëna në dosje.
  • Kujdeset për ruajtjen e gjurmueshmërisë së produktit.
  • Kryen faturimin e shitjeve për klientët me shumicë dhe administron arkivimin e faturave.
  • Verifikon porositë e klientëve për t'u siguruar që produkti përputhet me sasinë dhe cilësinë e kërkuar.
  • Zbaton porositë e agjentëve të shitjes në përputhje me urdhër-porositë e dërguara dhe rendin përkatës.
  • Mbikëqyr dhe kontrollon të gjithë rrjedhën e lëvizjes së mallit, duke adresuar çdo problem që mund të shfaqet gjatë procesit.

Kualifikimet

  • Duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë; përparësi ka profili ekonomik.
  • Kërkohet të paktën 1 (një) vit përvojë pune si magazinier në kompani distribucioni ose prodhimi.
  • Duhet të zotërojë njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike.
  • Kërkohen aftësi shumë të mira organizative dhe drejtuese.

Dokumentet e kërkuara

  • CV me foto
  • Letër Interesi