Titulli i punës: Ndihmës Magazinier
Kompania: Dimal INC
Përshkrimi:
- Pozita përfshin pranimin, regjistrimin, organizimin dhe daljen e mallrave në magazinë. Kandidati do të sigurojë saktësinë e stokut sipas sasive, datave dhe lot skadencave, do të monitorojë temperaturat e dhomave frigoriferike dhe do të mbajë dokumentacionin përkatës.
Detyrat:
- Verifikim i mallit që bën hyrje në magazinë me sasi, lot, datë skadence.
- Mbajtja e procesverbalit në lidhje me diferencat që mund të rezultojnë në krahasim me dokumentacionin dhe gjendjen fizike të magazinës.
- Regjistrimi në programin Navision të mallit me anë të çekimit, gjithashtu dhe të mallit që rezulton tepër/mangët.
- Sistemimi i mallrave në magazinë sipas hapësirave të paracaktuara.
- Menaxhim i daljes së mallit sipas datave, lot, skadence nëpërmjet çekimit dhe regjistrim i tyre në sistem.
- Përgjegjës për gjendjen e inventarit në magazinën që ka në ngarkim në sasi, datë, lot dhe cilësi produkti.
- Përgjegjës për kontrollin e stokut sipas skadencave dhe koordinim me departamentet e tjera për daljen në kohën e duhur dhe raportimim çdo muaj të stokut sipas datës skadencë.
- Mbajtje e regjistrit të temperaturave të dhomave frigoriferike dhe arkivim i tyre në dosje.
- Mirëmbajtje e gjurmueshmërisë së produktit.
- Faturimi për shitjen tek klientët me shumicë dhe arkivim i faturave.
- Kontrollon porositë e klientëve duke u siguruar që produkti të përputhet në sasinë dhe cilësinë që ka kërkuar klienti.
- Ekzekutimi i porosive të agjentëve të shitjes në përputhje me urdhër-porosinë e dërguar dhe radhës.
- Monitoron dhe kontrollon të gjithë procesin e kalimit të mallit dhe zgjidh çdo problematikë gjatë procesit.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet profili ekonomik.
- Të ketë minimalisht 1 (një) vit eksperiencë si magazinier në shoqëri distribucioni ose prodhimi.
- Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike.
- Të ketë aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative.
Dokumentet e kërkuara:
- CV me foto
- Letër Interesi
Shënime:
- Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen do të njoftohen për intervistë pranë zyrave të kompanisë.