Titulli i punës: Agjent shitje direkte për qytetin e Sarandës
Kompania: Dimal INC
Përshkrimi:
Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit por me një eksperiencë të gjatë në distribucion. Kërkon të punësojë Agjent shitje direkte për qytetin e Sarandës. Tek DIMAL INC vlerësojmë talentin dhe ftojmë individë me pasion për inovacion dhe cilësi të bashkohen me ekipin tonë.
Detyrat:
- Merr porositë nga klientët ekzistues dhe kryen shitje direkte për produktet në ngarkim.
- Kontrollon gjendjen e stokut të produkteve në pikat e shitjes.
- Prezanton produktet dhe shërbimet e kompanisë te klientët ekzistues dhe potenciale.
- Mbështet dhe zhvillon marrëdheniet me klientët për të siguruar shitje të vazhdueshme.
- Sigurohet që çdo hap i procesit të shitjes të përmbushet në kohë.
- Arrin objektivat dhe targetet e vendosura nga kompania për volumin e shitjeve.
- Raporton tek supervizori i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasura.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në shitje, veçanërisht në shitjet direkte.
- Aftësia për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe bindëse me klientët.
- Aftësia për të menaxhuar vetveten dhe për të organizuar kohën në mënyrë efektive.
- Të ketë leje drejtimi, kategoria B.
- Pagë konkuruese në treg.
Dokumentet e kërkuara:
- CV me foto
- Letër Interesi