• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Dimal Inc

Agjent Shitje Direkte

Dimal Inc
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Dimal INC është një kompani e re në fushën e përpunimit të produkteve të mishit, e mbështetur mbi një përvojë të gjatë në distribucion, dhe po kërkon të angazhojë Agjent shitje direkte.

Në DIMAL INC, vlerësimi i talentit konsiderohet thelbësor për arritjen e suksesit. Kompania mirëpret persona që kanë pasion për inovacionin dhe cilësinë, dhe që dëshirojnë të kontribuojnë në misionin për të sjellë produkte cilësore në tryezat e shqiptarëve.

Detyrat

  • Merr porositë nga klientët aktualë dhe realizon shitje të drejtpërdrejta për produktet që ka në ngarkim.
  • Verifikon gjendjen e stokut të produkteve në pikat e shitjes.
  • Paraqet produktet dhe shërbimet e kompanisë te klientët ekzistues dhe te ata potencialë.
  • Ndihmon në ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët për të mbështetur vazhdimësinë e shitjeve.
  • Kujdeset që çdo fazë e procesit të shitjes të realizohet brenda afateve të përcaktuara.
  • Përmbush objektivat dhe targetet që kompania vendos për volumin e shitjeve.
  • Informon supervizorin e shitjeve për ecurinë e punës dhe për çështjet e hasura gjatë saj.

Kualifikimet

  • Kërkohet përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve, sidomos në shitje direkte.
  • Duhet të ketë aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë të qartë dhe bindëse.
  • Nevojitet aftësi për vetëmenaxhim dhe organizim efikas të kohës.
  • Kandidati duhet të posedojë leje drejtimi të kategorisë B.
  • Ofron pagë konkuruese në treg.