Titulli i punës: Agjent shitje direkte
Kompania: Dimal INC
Përshkrimi:
Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit por me një eksperiencë të gjatë në distribucion, që kërkon të punësojë Agjent shitje direkte.
Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion për inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.
Detyrat:
- Merr porositë nga klientët ekzistues dhe kryen shitje direkte për produktet në ngarkim.
- Kontrollon gjendjen e stokut të produkteve në pikat e shitjes.
- Prezanton produktet dhe shërbimet e kompanisë te klientët ekzistues dhe potenciale.
- Mbështet dhe zhvillon marrëdheniet me klientët për të siguruar shitje të vazhdueshme.
- Sigurohet që cdo hap i procesit të shitjes të permbushet në kohë.
- Arrin objektivat dhe targetet e vendosura nga kompania për volumin e shitjeve.
- Raporton tek supervizori i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasura.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në shitje, veçanerisht në shitjet direkte.
- Aftësia për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe bindëse me klientët.
- Aftësia për të menaxhuar vetveten dhe për të organizuar kohën në mënyrë efektive.
- Të ketë leje drejtimi, kategoria B.
- Page konkuruese ne treg.
Dokumentet e kërkuara:
- CV (me foto)
- Letër Interesi