Titulli: Teknik Instalimesh FTTH
Përshkrimi:
- Kompania Digicom kërkon të punësojë Teknik Instalimesh FTTH.
Detyrat:
- Kryen instalimin ose mirëmbajtjen e rrjetit fundor me fibër optike nga kaseta e Digicom deri në ambientin e klientit.
- Identifikon problemet e mundshme në terren dhe i jep zgjidhje.
- Instalon, konfiguron modemin për shërbimin e internetit me fibër optike si dhe pajisjen Set Top Box për shërbimin IPTV në ambientin e klientit.
- Plotëson formularin e dorëzimit të shërbimit në ambientin e klientit me të dhënat për pajisjet e instaluara.
- Tërheq nga magazina dhe miradministron bazën e nevojshme materiale, si edhe pajisjet që instalohen tek klienti për çdo instalim/mirëmbajtje në rrjetin fundor.
Kualifikimet:
- Edukimi: Preferohet të ketë përfunduar Arsimin Profesional.
- Eksperienca: Eksperienca nuk është e detyrueshme.
- Gjuhë e huaj: Preferohet Anglisht.
- Patentë shoferi: Klasi B.
Përfitimet:
- Pagë konkurruese në nivel me tregun.
- Trajnime të vazhdueshme për teknologjitë më të fundit në fushën e fibrës optike.
- Mundësi rritjeje profesionale në një kompani dinamike.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Afati i fundit i aplikimit është data 24 Prill 2026, ora 17:00.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
- Digicom merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.