• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Diaverum

Infermier

Diaverum
Apliko
Shëndetësi & MjekësiElbasan1 javë më parëFull Time

Koordinimi i kujdesit për pacientët në klinikë

Të mbajë standarde të larta të kujdesit ndaj pacientit në klinikë mbi një bazë njëzet e katër orë

  • Ofron kujdes të drejtpërdrejtë për pacientët njëzet e katër orë duke përdorur Standardet e përcaktuara nga Praktika e Infermierisë.
  • Zbaton politikat dhe procedurat e shërbimit infermieror dhe të departamenteve të tjera kur kujdeset për pacientët.
  • Siguron që privatësia dhe konfidencialiteti i pacientit të ruhen në çdo kohë.
  • Vlerëson gjendjen e pacientit dhe nevojat e infermierisë. Vendos qëllime në bashkëpunim me pacientin dhe persona të tjerët të rëndësishëm. Ofron ndërhyrjet e duhura të infermierisë për të përmbushur qëllimet. Vlerëson efektivitetin e veprimeve infermierore me vlerësimin kritik të rezultateve të pacientit.
  • Administron medikamentet dhe kryen trajtime në përputhje me standardet, politikat dhe procedurat e përcaktuara.
  • Mban shënime koncize dhe të sakta infermierore.
  • Bashkëpunon me stafin mjekësor për zbatimin e aktiviteteve multi-disiplinore dhe infermierore për kujdesin ndaj pacientit.
  • Raporton vëzhgime dhe reagime përkatëse në lidhje me pacientët tek personi i duhur dhe i regjistron ato vëzhgime me saktësi.
  • Zbaton kërkesat e kryeinfermierit dhe në mungesë të tij/saj personit që e zëvendëson.
  • Përdor nevojat e kujdesit për pacientët, aftësitë e personelit infermieror dhe kualifikimet si udhëzues kur shpërndahen detyra për anëtarët e tjerë të ekipit shëndetësor.
  • Përgatit dhe plotëson në mënyrë të qartë në dosjet infermierore dhe elektronike, të dhënat mjekësore dhe të dhëna të tjera të nevojshme për të gjithë pacientët të cilëve i ofrojnë shërbim shëndetësor.
  • Kujdeset për shqetësimet dhe problemet mjekësore të pacientit në kohën e duhur.
  • Përfshihet në edukimin e pacientit për dietën, mjekimet, kujdesin për aksesin vaskular etj.
  • Është përgjegjës për monitorimin ditor dhe mirëmbajtjen e sistemit të trajtimit të ujit.
  • Asiston në zona të tjera të Shërbimit të Infermierisë kur kërkohet.
  • Respekton kodin e veshjes.
  • Krijon një raport profesional me personelin e klinikës, pacientët dhe familjarët.
  • Demonstron kompetencë në procedurat e urgjencës siç janë CPR dhe procedurat e tjera.
  • Mban një mjedis të pastër dhe të sigurt për pacientët, vizitorët dhe kolegët duke ndjekur politikat e kontrollit në rast të zjarrit, sigurisë dhe infeksionit.
  • Siguron që pajisjet dhe furnizimet të ruhen të pastra dhe të mirëmbahen siç duhet.

Menaxhimi dhe Komunikimi

Bashkëvepron në mënyrë efektive me pacientët, familjarët dhe anëtarët e ekipit për të ruajtur standardet e kujdesit profesional për pacientët, familjet dhe vizitorët

  • Demonstron ndjeshmëri ndaj besimeve kulturore dhe fetare përmes një qëndrimi të kujdesshëm dhe respektues.
  • Demonstron aftësi efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal duke përdorur terminologjinë e njohur mjekësore.
  • Promovon marrëdhënie pozitive me stafin dhe pacientët.
  • Demonstron aftësi efektive të menaxhimit të kohës dhe vendosjes së përparësive në kujdesin ditor të infermierisë.
  • Përdor furnizimet dhe burimet me kosto efektive.

Edukimi

  • Diplomë nga Universiteti Infermieror
  • Licensë nga Urdhëri i Infermierit

Eksperienca

  • Preferohet me Eksperience

Gjuhët dhe aftësitë kompjuterike

  • Aftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim të Gjuhës Angleze
  • Njohuri bazë në fushën e Informatikës