• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Di Casa Home Design

Arkitekt / Dizajner Enterieri, Teknik për Detajizim të Produkteve, Teknik për Matje në Terren

Di Casa Home Design
Apliko
Kreativ & DizajnPrishtinë2 ditë më parëFull Time

ARKITEKT / DIZAJNER INTERIERI

Kompania jonë, e specializuar në projektimin dhe prodhimin e interiereve dhe mobilieve të nivelit të lartë, shpall konkurs pune për pozicionin Arkitekt/e (Interior Designer). Kërkojmë një person kreativ, të shkathët dhe komunikues, i cili do të shndërrojë dëshirat e klientëve në projekte konkrete dhe të realizueshme.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Projektimi dhe dizenjimi i hapësirave të brendshme (rezidenciale dhe komerciale) në përputhje me kërkesat e klientëve.
  • Krijimi i vizualizimeve 3D (Renderave) me cilësi të lartë dhe prezantimi i tyre profesional para klientëve.
  • Konsultimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientët gjatë të gjitha fazave të projektit (nga ideja fillestare deri te përzgjedhja e materialeve).
  • Përzgjedhja e materialeve, ngjyrave të duhura duke pasur njohuri mbi fizibilitetin e tyre në prodhim.
  • Punë me dinamikë të lartë, efikasitet dhe shkathtësi për të respektuar afatet e projekteve.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë Universiteti në Arkitekturë apo Dizajn Interieri.
  • Përvojë pune e dëshmuar në fushën e Interior Design (Dizajnit të Brendshëm).
  • Njohuri të shkëlqyera në programin 3ds Max (E preferueshme) ose programe të ngjashme për rendering (V-Ray/Corona).
  • Njohuri shumë të mira mbi materialet e zdrukthëtarisë (MDF, ivericë, furnir, etj.) dhe mënyrën e përdorimit të tyre.
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese, qasje profesionale dhe e ngrohtë me klientët.
  • Shkathtësi dhe shpejtësi në gjenerimin e ideve dhe zgjidhjeve arkitektonike.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe stimuluese në përputhje me përvojën dhe portofolin tuaj.
  • Kompensim për Shujtë: 77 € në muaj.
  • Kompensim për Transport: 40 € në muaj.
  • Ambient pune modern, kreativ dhe bashkëpunues.
  • Mundësi që projektet tuaja të realizohen direkt në fabrikën tonë me teknologjinë më të avancuar.

Portofolin e punëve (Portfolio)

TEKNIK PËR DETAJIZIM TË PRODUKTEVE

Kompania jonë, lider në industrinë e prodhimit të mobilieve me teknologji të avancuar, shpall konkurs pune për pozicionin Teknik për Detajizim të Produkteve (Product Detailer). Kërkojmë një profesionist me sy mprehtë për detajet dhe njohuri të thella konstruktive, i cili do të sigurojë që çdo produkt të analizohet dhe të detajizohet teknikisht në përsosmëri përpara se të kalojë në fazën e projektimit përfundimtar për prodhim.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Analizimi i hollësishëm i dizajneve dhe koncepteve të produkteve përpara se ato të kalojnë në zyrën projektuese.
  • Realizimi i detajizimit të plotë teknik të mobilieve (nyjet e lidhjes, trashësitë e materialeve, fitingjet, hapjet, etj.).
  • Zgjidhja e të gjitha çështjeve dhe sfidave teknike të produktit për të garantuar që ai është plotësisht i realizueshëm dhe funksional në fabrikë.
  • Përcaktimi i saktë i specifikave teknike dhe standardeve të konstruksionit për çdo element të mobilies.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me arkitektët dhe zyrën projektuese për të siguruar kalim të pastër dhe pa gabime të projekteve drejt prodhimit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Përvojë pune e dëshmuar në detajizimin teknik të mobilieve apo në zyrë teknike të industrisë së drurit.
  • Kuptim dhe njohuri të shkëlqyera të "çështjes teknike" të produktit – se si funksionon, si montohet dhe si qëndron një mobilie në realitet.
  • Njohuri të shkëlqyera në programet e vizatimit teknik dhe projektimit (p.sh., AutoCAD, SolidWorks, Corpus, apo programe të ngjashme).
  • Vëmendje ekstreme ndaj detajeve, saktësi milimetrike dhe aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve konstruktive.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të analizuar projektet me sy kritik e profesional.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë tuaja profesionale.
  • Kompensim për Shujtë: 77 € në muaj.
  • Kompensim për Transport: 40 € në muaj.
  • Ambient pune profesional, të qëndrueshëm dhe me mundësi për rritje të vazhdueshme.
  • Kushte të shkëlqyera në një kompani që vlerëson saktësinë dhe cilësinë teknike.

TEKNIK PËR MATJE NË TERREN

Kompania jonë, lider në industrinë e prodhimit të mobilieve dhe interiereve të nivelit të lartë, shpall konkurs pune për pozicionin Teknik për Matje (Matës). Kërkojmë një person tejet të saktë, të vëmendshëm dhe me përgjegjësi të lartë profesionale, i cili do të jetë pika e parë dhe vendimtare e kontaktit teknik me terrenin përpara se projektet të kalojnë në prodhim.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Realizimi i të gjitha matjeve të nevojshme milimetrike në terren (për kuzhina, dyer, dollapë dhe enteriere të ndryshme).
  • Analizimi i plotë i hapësirës (këndet e mureve, pozicionet e instalimeve të ujit, rrymës, ventilimit, etj.) për të parandaluar çdo pengesë gjatë montimit.
  • Mbajtja e përgjegjësisë së plotë zyrtare për saktësinë e të dhënave dhe matjeve të dorëzuara.
  • Dokumentimi i matjeve në skica të qarta teknike dhe dorëzimi i tyre në zyrën projektuese.
  • Konsultimi i shpejtë me ekipin teknik mbi specifikat dhe detajet e ekzekutimit të punëve në terren.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Përvojë pune e dëshmuar në matje apo ekzekutim punësh në industrinë e mobilierisë ose ndërtimit.
  • Njohuri të shkëlqyera në leximin e projekteve arkitektonike dhe kuptim të plotë të "ekzekutimit të punëve" (se si ndikon një mur i shtrembër ose një prizë në montimin final).
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e mjeteve të matjes (distancometër lazer, nivele lazer, etj.).
  • Vetëbesim, përpjekje për saktësi maksimale dhe gatishmëri për të mbajtur përgjegjësi të plotë mbi punën e kryer.
  • Patentë shoferi (Kategoria B) e domosdoshme për lëvizje në terren.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe mjaft mjedis stabil pune.
  • Kompensim për Shujtë: 77 € në muaj.
  • Sigurim i veturës së kompanisë për terren.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunim të ngushtë me zyrën projektuese dhe fabrikën.

Orari i Punës:

08:00 - 19:00 (E hënë - E premte / sipas rregullores së showroom-it).