• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Di 5 Holding SH.P.K

Projektues / Inxhinier i Prodhimit, Shef / Koordinator i Prodhimit

Di 5 Holding SH.P.K
Apliko
Prodhim & IndustriPrishtinë2 ditë më parëFull Time

Kompania jonë, lider në prodhimin e mobilieve dhe interiereve me teknologji të avancuar, shpall konkurs pune për Projektues/e (Inxhinier/e të Prodhimit) me përvojë në zyrat tona teknike. Kërkojmë një profesionist/e që zotëron jo vetëm anën vizuale, por mbi të gjitha logjikën konstruktive të mobilierisë dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për fabrikë.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Projektimi dhe zbërthimi teknik i mobilieve, me fokus të veçantë në konstruksionin e korpusit dhe detajet e zdrukthëtarisë.
  • Zhvillimi i projekteve të kuzhinave dhe mobilieve të tjera nga faza e idesë deri te gatishmëria për fabrikë.
  • Përcaktimi dhe nxjerrja e saktë e normativave të materialit (baza e të dhënave të materialeve, fitingjeve, aksesorëve).
  • Optimizimi i materialeve dhe lëshimi i porosive në prodhim (përgatitja e skedarëve për makineritë CNC, prerje, etj.).
  • Menaxhimi i fluksit të punës duke u siguruar që makineritë në fabrikë të furnizohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të saktë me planet e punës.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Përvojë pune minimale prej 4-5 vitesh në pozicione të ngjashme në industrinë e mobilieve (E domosdoshme).
  • Njohuri të thella dhe praktike të "zanatit" të zdrukthëtarisë kuptim i plotë se si montohet dhe funksionon një mobilie në realitet.
  • Njohuri të shkëlqyera në programet profesionale të projektimit dhe optimizimit (p.sh., Corpus, AutoCAD).
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, saktësi në kalkulime dhe vëmendje maksimale ndaj detajeve konstruktive.
  • Aftësi për të punuar nën dinamikën e planeve të prodhimit dhe bashkëpunim i ngushtë me stafin e fabrikës.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë Konkurruese: 1,200 € Bruto.
  • Kompensim për Shujtë: 77 € në muaj.
  • Kompensim për Transport: 40 € në muaj.
  • Ambient pune modern, profesional dhe me softuerët e fjalës së fundit të teknologjisë.
  • Stabilitet afatgjatë dhe mundësi për rritje të mëtutjeshme profesionale.

Kompania jonë, lider në prodhimin e mobilieve dhe interiereve me teknologji të avancuar, shpall konkurs pune për Shef i Prodhimit (Koordinator i Prodhimit). Kërkojmë një lider të dëshmuar, të organizuar dhe me përvojë solide në menaxhimin e fabrikave, i cili do të sigurojë që proceset tona të prodhimit të zhvillohen me efikasitet, saktësi dhe sipas afateve të parapara.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Koordinimi dhe pranimi i urdhëresave dhe udhëzimeve direkt nga Drejtori i Prodhimit.
  • Hartimi, organizimi dhe monitorimi i planeve të prodhimit në baza ditore dhe javore.
  • Menaxhimi i kapaciteteve prodhuese të fabrikës (makinerive dhe fuqisë punëtore) për të maksimizuar produktivitetin.
  • Mbikëqyrja, udhëheqja dhe motivimi i punëtorëve në fabrikë, duke siguruar disiplinë dhe respektim të rregullave të punës.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me Zyren Projektuese për të kontrolluar dhe siguruar lëndën e parë dhe materialet e nevojshme para fillimit të prodhimit.
  • Përgjegjësi e plotë mbi operacionet në fabrikë nga faza e parë e përpunimit e deri te përfundimi dhe kontrolli i cilësisë së produktit final.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Përvojë pune e dëshmuar në pozicione udhëheqëse/menaxhuese në industrinë e mobilierisë ose prodhimit (E domosdoshme).
  • Njohuri të shkëlqyera të proceseve teknologjike të zdrukthëtarisë dhe funksionimit të makinerive.
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative, planifikuese dhe menaxhuese të kohës e të burimeve njerëzore.
  • Shkathtësi të larta në komunikim, zgjidhje të problemeve dhe punë nën presionin e afateve.
  • Karakter lider, autoritet profesional dhe integritet të lartë në punë.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë Konkurruese: 1,500 € Bruto.
  • Kompensim për Shujtë: 77 € në muaj.
  • Kompensim për Transport: 40 € në muaj.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik, me mundësi për rritje dhe zhvillim të mëtutjeshëm.
  • Stabilitet afatgjatë në njërën nga kompanitë më të avancuara në treg.

Orari i Punës:

08:00 - 17:00 (E hënë - E premte / sipas rregullores së fabrikës).