Konkurs Pune
Devolli Corporation – Njësia ''LLD'' SH.P.K shpall një vend të lirë pune për pozitën Ndihmës i Agjentit të Shitjes për Vending Machine.
Lokacioni: Pejë dhe Prishtinë
Data e hapjes: 21.07.2026
Data e mbylljes: 15.08.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë për Ndihmësin e Agjentit të Shitjes
- Ndihmon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që i takojnë agjentit të shitjes.
- Duhet të jetë i gatshëm të zëvendësojë agjentin në rast mungese ose kur paraqitet nevoja.
- Mbështet planifikimin dhe zhvillimin e vizitave te klientët aktualë dhe ata potencialë.
- Jep kontribut në gjetjen e klientëve të rinj dhe në identifikimin e mundësive për zgjerim të tregut.
- Punon ngushtë me ekipin e shitjes për arritjen e synimeve të departamentit.
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me procesin e shitjes, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
- Realizon pastrimin periodik të aparateve vending, si në pjesën e jashtme ashtu edhe në komponentët funksionalë, në përputhje me standardet e kompanisë.
- Përkujdeset që higjiena e aparateve të ruhet në çdo lokacion.
- Verifikon funksionimin e aparateve dhe njofton menjëherë për çdo defekt apo parregullsi të konstatuar.
- Siguron që aparatet të furnizohen me produkte dhe materiale shoqëruese sipas kërkesave të kompanisë.
- Bën rimbushjen e produkteve duke zbatuar parimin FIFO dhe duke kontrolluar afatet e përdorimit.
- Kujdeset që brendimi, ndriçimi dhe materialet promovuese të jenë të vendosura dhe të mirëmbajtura sipas standardeve të kompanisë.
- Raporton te personat përgjegjës çdo nevojë për servis, mirëmbajtje teknike ose zëvendësim pjesësh.
- Ndihmon në ruajtjen e funksionalitetit të aparateve vending dhe të cilësisë së shërbimit në të gjitha lokacionet.
Kualifikimet e kërkuara
Edukimi: Kërkohet diplomë e shkollës së mesme, ndërsa përgatitja Universitare konsiderohet përparësi.
Përvoja e punës: Kërkohet përvojë pune në fushën e shitjes.
Njohuritë tjera
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të posedojë aftësi të avancuara në shitje, negocim dhe bashkëpunim.
- Të ketë patentë shoferi të kategorisë B.
- Të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në grup.
- Të tregojë fleksibilitet dhe qasje pozitive ndaj ndryshimeve.