Zyrtare e Financave
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për përgatitjen dhe administrimin financiar të projekteve ndërtimore.
- Kryen kategorizimin dhe evidentimin e shpenzimeve.
- Regjistron ekstraktet bankare, arkën, shpenzimet dhe mjetet themelore.
- Mbikëqyr dhe harmonizon llogaritë speciale.
- Bën konsolidimin dhe regjistrimin e ekstrakteve bankare.
- Bashkëpunon me ekipin për çështje të ndryshme që lidhen me financat dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore.
- Mban konfidenciale sekretet afariste të korporatës, përfshirë numrin e blerësve, qarkullimin, fitimin, pagat, mënyrën e organizimit dhe të dhëna të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
- Kryen edhe detyra të tjera sipas udhëzimeve të drejtorit ose menaxherit, ndaj të cilëve mban përgjegjësi për punën e vet.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në drejtimin përkatës, përkatësisht Fakulteti Ekonomik.
- Së paku një vit përvojë pune në fushën e Financave.
- Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit dhe njohuri shumë të mira të pakos MS Office, sidomos Excel.
- Njohuri në softweret e kontabilitetit; përparësi kanë kandidatët që njohin softwerin Expert-Rikont.
- Aftësi të zhvilluara komunikimi verbal dhe komunikimi përmes e-mailit.
- Shkathtësi analitike në punë.
- Aftësi për menaxhimin e stresit.
- Gatishmëri për të përvetësuar vazhdimisht njohuri dhe shkathtësi të reja profesionale.
- Aftësi për të punuar si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
Kandidatët që i përmbushin kriteret e përmendura do të shqyrtohen për fazat e radhës të rekrutimit.
Afati i konkursit është nga 03/07/2026 deri më 17/07/2026.