Kompania Derand Hotel kërkon të angazhojë Recepsionist / Recepsioniste në Prishtinë. Kjo pozitë ka rol qendror në operim dhe përfaqëson pikën e parë të kontaktit për mysafirët. Hoteli vepron si një hotel urban me standarde të larta shërbimi, me theks te organizimi, korrektësia dhe përvoja e qëndrueshme e mysafirëve. Kërkohet një kandidat/e me përvojë të verifikuar, sjellje profesionale dhe qëndrueshmëri në punë, me synim bashkëpunimi afatgjatë dhe kontribut aktiv në ruajtjen e standardeve të hotelit.
Kompania: Derand Hotel
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Full-time (me ndërrime)
Përvojë minimale: 5 vite relevante
Angazhim: Afatgjatë (long-term)
Detyrat kryesore
- Pritja e mysafirëve dhe realizimi i proceseve të check-in / check-out në përputhje me procedurat e përcaktuara
- Administrimi i rezervimeve dhe përditësimi i saktë i të dhënave në sistemin PMS
- Kryerja e pagesave në mënyrë të rregullt, qoftë cash apo me kartelë, administrimi i arkës dhe lëshimi i dokumenteve përkatëse
- Menaxhimi i kërkesave dhe ankesave në mënyrë profesionale, me orientim drejt zgjidhjes dhe ruajtjes së standardit të shërbimit
- Bashkëpunimi i vazhdueshëm me housekeeping, mirëmbajtjen dhe departamentet e tjera për të siguruar funksionim efikas
- Hartimi i raporteve të ndërrimit, përfshirë check-in/out, pagesat cash/CC, transaksionet, ndryshimet e dhomave dhe faturimet, si edhe dorëzimi i saktë i ndërrimit
- Zbatimi me rigorozitet i standardeve të hotelit, rregullave të brendshme dhe ruajtja e konfidencialitetit
Kriteret e kërkuara
- Së paku 5 vite përvojë në recepsion ose hotelieri
- Përvojë praktike me PMS dhe njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim, paraqitje profesionale dhe etikë pune
- Aftësi organizative, kujdes i lartë ndaj detajeve dhe përgjegjësi në administrimin e arkës dhe dokumentacionit
- Gatishmëri për të përballuar situata nën presion duke ruajtur standardin e shërbimit në çdo rast
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe, ndërsa anglishtja e domosdoshme; gjuhët e tjera konsiderohen përparësi
- Qëndrueshmëri dhe interes për angazhim afatgjatë
- Referencat nga punëdhënësi i kaluar përbëjnë përparësi
- Aftësi për t’u sugjeruar mysafirëve alternativa të përshtatshme, si p.sh. upgrade dhome ose shërbime shtesë, në mënyrë profesionale
- Përvoja me OTA/Channel Manager (Booking, Expedia, etj.) konsiderohet përparësi
- Nivel i lartë konfidencialiteti dhe korrektësi në trajtimin e të dhënave të mysafirëve
Ofrohet
- Një pozitë stabile me orientim drejt bashkëpunimit afatgjatë
- Mjedis pune profesional dhe i organizuar, me standarde të qarta
- Trajnim në përputhje me procedurat dhe standardet e hotelit
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës dhe performancës