Menaxher i Shitjes & Marketingut
Kompania: Delta Security
Vendi i punës: Prishtinë
Delta Security është në kërkim të një Menaxheri të Marketingut dhe Shitjes, energjik dhe me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut dhe shitjes, si dhe për rritjen e prezencës së ndërmarrjes në treg.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi dhe implementimi i strategjive të marketingut dhe shitjes
- Menaxhimi i aktiviteteve të marketingut dhe shitjeve në terren
- Planifikimi dhe zbatimi i fushatave promovuese për rritjen e prezencës në treg
- Delegimi dhe koordinimi i detyrave brenda ekipit
- Udhëheqja dhe motivimi i ekipit për arritjen e objektivave të shitjes
- Monitorimi i performancës dhe përgatitja e raporteve analitike
- Analiza e tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillim
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Marketing, Biznes, Menaxhim ose fusha të ngjashme
- Minimum 3 vite përvojë pune në pozita të ngjashme (menaxhim marketingu/shitje)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi
- Aftësi të forta analitike dhe strategjike
- Njohuri të avancuara të tregut të marketingut
- Aftësi për punë në ekip dhe menaxhim të stafit
Ne ofrojmë:
- Kushte shumë të mira pune
- Pagë konkurruese
- Bonuse shtesë bazuar në performancë
Dokumentet e kërkuara:
Afati i aplikimit: 24.05.2026