• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Delta Security SHPK

Menaxher i Departamentit të Rojeve

Delta Security SHPK
Apliko
Siguri & Sherbime PublikePrishtinë3 javë më parëFull Time

Konkurs për vende të lira pune

Delta Security sjell shërbime të avancuara dhe profesionale në fushën e sigurisë. Veprimtaria e saj që nga viti 2001 pasqyron përkushtimin dhe besueshmërinë ndaj klientëve, profesionit dhe shërbimeve që ofron.

Kompania fton kandidatët e interesuar të bëhen pjesë e ekipit për këtë pozitë:

Pozita: Menaxher i Departamentit të Rojeve

Vendi i punës: PRISHTINË

Përgjegjësitë dhe detyrat

  • Drejton departamentin e rojeve.
  • Planifikon dhe bashkërendon angazhimin e rojeve nëpër pika, duke përfshirë caktimin e vendeve të punës, zëvendësimet dhe pushimet.
  • Viziton dhe kontrollon pikat herë pas here për të vlerësuar performancën e rojeve në terren.
  • Pranon roje të rinj sipas nevojave të punës.
  • Siguron që pikat ku janë të angazhuara rojet të kenë pajisjet dhe dokumentacionin e domosdoshëm në përputhje me Ligjin për Shërbime Private të Sigurisë.
  • Mban komunikim dhe takime të rregullta me klientët.
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti i kompanisë, varësisht nga kërkesat në terren.

Aftësitë/Kualifikimet

  • Të ketë të kryer arsimin e lartë.
  • Të ketë përvojë në pozita menaxheriale, ndërsa përvoja në sigurimin themelor konsiderohet e rekomandueshme.
  • Të mos ketë dosje kriminale ose ndonjë rast ligjor në proces.
  • Të posedojë aftësi të mira menaxhimi, pune në ekip, koordinimi dhe organizimi të ekipit.
  • Të dijë të përdorë kompjuterin, përfshirë word, excel dhe outlook.
  • Të ketë patentë shoferi, minimumi kategoria “B”.
  • Të ketë shkathtësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale.