Përshkrimi
DEGERT AUTO SH.A po kërkon të shtojë në ekip një Punonjës Dyqani për pikën e saj në Kamëz.
Detyrat
- Të kujdeset çdo ditë që ambienti i dyqanit të jetë i pastër dhe i sistemuar.
- Të organizojë vazhdimisht kategorinë që i caktohet ose që i ngarkohet nga përgjegjësi apo menaxheri i dyqanit.
- Të përgatisë porositë e artikujve për departamentet sipas kërkesave përkatëse.
- Të sigurojë që, gjatë lëvizjes së mallrave brenda ambienteve të dyqanit, produktet të mos dëmtohen dhe të jenë të gatshme për shitje në gjendje të rregullt.
Kualifikimet
- Përparësi kanë kandidatët mbi moshën 25 vjeç.
- Të ketë aftësi të mira bashkëpunimi dhe të funksionojë mirë në punë në grup.
- Të dallohet për nivel të lartë përgjegjshmërie gjatë punës.
Adresa ku do të zhvillohen intervistat është te zyrat e kompanisë, Rr. Industriale TR-DR, Km 8-të, Bërxullë.