DEFACTO
K O N K U R S
Për hapjen e vendeve të reja të punës.
Asistent/e i/e Shitjes (10 pozita) në pikën e shitjes
Vendi i punës: Gjilan - Grande Mall
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- U prezanton klientëve produktet dhe ofron shërbim ndaj tyre.
- Mban komunikim me klientët dhe i njofton mbikëqyrësit dhe kolegët për kërkesat e tyre.
- Tregon sjellje profesionale dhe korrektësi në raport me klientët.
- Përfaqëson kompaninë dhe vlerat e saj në mënyrë dinjitoze.
- Punon ngushtë me ekipin për të siguruar shërbim sa më cilësor për klientët dhe për të ndarë njohuritë brenda departamentit.
- Raporton te personat përgjegjës sipas nevojës.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me konsumatorët.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diplomë universitare dhe/ose diplomë e shkollës së mesme.
- Përvoja në shitje është e preferuar, sidomos në të njëjtën industri.
- Kërkohen njohuri teknike bazike.
- Nevojiten aftësi të mira në prezantim dhe komunikim.
Dokumentet e kërkuara:
- CV (e domosdoshme)
- Letër motivuese (e preferuar)
- Letër rekomandimi ose referenca të mundshme (jo e domosdoshme)