Rreth nesh:
Decathlon është kompani franceze e themeluar në vitin 1976, sot lider global në industrinë e produkteve dhe pajisjeve sportive. Kompania është e pranishme në mbi 80 vende, me më shumë se 1,800 dyqane dhe mbi 100,000 punonjës në mbarë botën. Decathlon ofron produkte dhe shërbime për mbi 70 disiplina sportive, duke e bërë sportin të aksesueshëm për të gjithë, nga fillestarët deri te sportistët profesionistë. Kompania është e njohur për inovacionin, cilësinë, çmimet e përballueshme dhe fokusin e fortë te klienti.
Decathlon tashmë është i pranishëm në Kosovë, me dyqanin e saj në Prishtina Mall dhe po vazhdon të zgjerojë ekipin me individë energjikë, të përkushtuar dhe me pasion për sportin, për t’u bashkuar në pozitat:
- Zyrtar i/e Burimeve Njerëzore
Lokacioni: Mazgit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston në procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve (publikimi i shpalljeve, organizimi i intervistave, përgatitja dhe kompletimi i dokumentacionit për punonjësit e rinj, etj.);
- Mirëmban dhe përditëson të dhënat lidhur me prezencën, mungesat dhe lëvizjet e punonjësve;
- Administron, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e punonjësve;
- Siguron zbatimin korrekt të politikave, procedurave dhe praktikave të Burimeve Njerëzore;
- Mbështet përgatitjen e kontratave të punës dhe asiston në përgatitjen e listës së pagave (payroll);
- Përgatit raporte të rregullta dhe analiza lidhur me të dhënat e punonjësve;
- Kryen detyra të tjera administrative dhe profesionale sipas kërkesave të punëdhënësit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Juridik, Shkenca Shoqërore ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 2 vite përvojë pune relevante në fushën e Burimeve Njerëzore (preferohet);
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-njerëzor;
- Aftësi analitike, organizative dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Njohuri shumë të mira të pakos Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Leje vozitjeje – kategoria B (preferohet).
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetësor;
- Shujta ditore;
- Transport të siguruar nga kompania;
- Ambient dinamik dhe profesional pune në një kompani lidere në tregun kosovar;
- Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
INFORMATA PËR APLIKIM
- Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" apo në adresën e email-it:
- Afati i aplikimit: deri më 20 qershor 2026.
- Aplikimet shqyrtohen në vazhdimësi.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen