• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Decathlon

Teknik Servisi, Përfaqësues/e i/e Shitjes, Ndihmës Depoist (Magazinë / Stock Room), Mirëmbajtës/e

Decathlon
Apliko
ShitjePrishtinë3 ditë më parëFull Time

TEKNIK SERVISI / PAISJE SPORTIVE

Lokacioni: Prishtina Mall

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Kryerja e shërbimeve teknike dhe riparimeve të pajisjeve sportive
  • Ofrimi i këshillimit profesional për klientët lidhur me mirëmbajtjen e produkteve
  • Përgjegjësi për cilësinë, sigurinë dhe saktësinë e shërbimeve të ofruara
  • Sigurimi i një eksperience të besueshme dhe profesionale për klientët
  • Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në shërbimet teknike

KUALIFIKIMET:

  • Përvojë në shërbime teknike, riparime ose servise (përparësi)
  • Aftësi të mira organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Pasion për sportin dhe punën praktike me produkte sportive
  • Aftësi shumë të mira komunikative
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

PËFAQËSUES/E I/E SHITJES

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Menaxhimi i përditshëm i aktiviteteve të shitjes në sektorin përkatës
  • Ofrimi i shërbimit profesional dhe këshillimi i klientëve
  • Kontribut aktiv në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës
  • Sigurimi i një eksperience pozitive dhe të personalizuar për klientët
  • Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në çdo ndërveprim me klientët

KUALIFIKIMET:

  • Përvojë në shitje ose retail (përparësi)
  • Aftësi të mira organizimi dhe bashkëpunimi në ekip
  • Pasion për sportin dhe punën me njerëz
  • Aftësi shumë të mira komunikative

NDIHMËS DEPOIST (Magazinë / Stock Room) – 2 pozita

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i mallrave në depo
  • Ndihma në organizimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës së magazinës
  • Përgatitja e produkteve për ekspozim në dyqan sipas nevojës
  • Mbështetje në inventar dhe kontrollin e stokut
  • Sigurimi që produktet të jenë të trajtuara dhe të ruajtura sipas standardeve të kompanisë
  • Bashkëpunim i vazhdueshëm me ekipin për të garantuar rrjedhë efikase të punës

KUALIFIKIMET

  • Përvojë e mëparshme në depo, magazinë ose retail (preferohet, jo obligative)
  • Aftësi bazike organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Gatishmëri për punë fizike dhe mjedis dinamik
  • Frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësi në punë
  • Aftësi bazike komunikimi
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze

MIRËMBAJTËS/E

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e përditshme e dyshemeve dhe hapësirave të objektit
  • Rregullimi dhe mirëmbajtja e fitting rooms dhe hapësirave të përbashkëta
  • Sigurimi i pastërtisë dhe higjienës në të gjitha ambientet e punës
  • Menaxhimi dhe organizimi i pajisjeve dhe materialeve të pastrimit
  • Identifikimi dhe raportimi i dëmtimeve apo nevojave për mirëmbajtje
  • Mbështetje në ruajtjen e standardeve të prezantimit dhe funksionalitetit të dyqanit
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave të kompanisë

KUALIFIKIMET:

  • Përvojë në mirëmbajtje ose pastrim profesional (përparësi)
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për angazhim në ambiente dinamike

VLERAT QË KËRKOJMË TE KANDIDATËT

  • Vitaliteti - Të jesh pozitiv, energjik dhe aktiv. Të marrësh iniciativa, të përshtatesh dhe të mos kesh frikë nga ndryshimi.
  • Bujaria - Të punosh me zemër, të ndihmosh ekipin, të ndash njohuritë dhe të kujdesesh për veten dhe të tjerët.
  • Përgjegjësia - Të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua, të mbash fjalën dhe të korrigjosh gabimet shpejt.
  • Autenticiteti - Të jesh vetvetja, i sinqertë, i drejtë dhe i kujdesshëm ndaj njerëzve dhe mjedisit.

ÇFARË OFROJMË NE

  • Ambient pune dinamik, internacional dhe gjithëpërfshirës, ku iniciativa dhe energjia vlerësohen çdo ditë
  • Sigurim shëndetësor
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere afatgjatë, bazuar në performancë dhe meritë
  • Trajnime të strukturuara dhe të vazhdueshme, sipas standardeve globale të Decathlon, që mbështesin rritjen personale dhe profesionale
  • Kulturë pune e ndërtuar mbi besim, autonomi, përgjegjësi dhe bashkëpunim ekipor, ku secili ka zë dhe ndikim
  • Përfshirje në një kompani që ka sportin në qendër të kulturës së saj, nxit një stil jetese aktiv dhe vepron me përgjegjësi ndaj njerëzve dhe mjedisit