• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Decathlon

Përgjegjës i Stokut / Depos, Ndihmës Depoist

Decathlon
Apliko
Transport & LogjistikePrishtinë1 javë më parëFull Time

Decathlon është kompani franceze e themeluar në vitin 1976, sot lider global në industrinë e produkteve dhe pajisjeve sportive. Kompania është e pranishme në mbi 80 vende, me më shumë se 1,800 dyqane dhe mbi 100,000 punonjës në mbarë botën. Decathlon ofron produkte dhe shërbime për mbi 70 disiplina sportive, duke e bërë sportin të aksesueshëm për të gjithë, nga fillestarët deri te sportistët profesionistë. Kompania është e njohur për inovacionin, cilësinë, çmimet e përballueshme dhe fokusin e fortë te klienti.

Decathlon tashmë është i pranishëm në Kosovë, me dyqanin e saj në Prishtina Mall dhe po vazhdon të zgjerojë ekipin me individë energjikë, të përkushtuar dhe me pasion për sportin, për t’u bashkuar në pozitën:

PËRGJEGJËS I STOKUT / DEPOS

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Menaxhimi i plotë i stokut dhe fluksit të mallrave në dyqan
  • Organizimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e proceseve të magazinimit
  • Përgjegjësi për saktësinë e stokut dhe performancën operative
  • Sigurimi i disponueshmërisë së produkteve për një eksperiencë optimale të klientëve
  • Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në menaxhimin e stokut

KUALIFIKIMET:

  • Përvojë në menaxhim stoku, magazinë ose retail
  • Aftësi të forta organizimi dhe planifikimi
  • Pasion për punën në ekip dhe mjedise dinamike
  • Aftësi shumë të mira komunikative
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

NDIHMËS DEPOIST (Magazinë / Stock Room) – 2 pozita

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i mallrave në depo
  • Ndihma në organizimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës së magazinës
  • Përgatitja e produkteve për ekspozim në dyqan sipas nevojës
  • Mbështetje në inventar dhe kontrollin e stokut
  • Sigurimi që produktet të jenë të trajtuara dhe të ruajtura sipas standardeve të kompanisë
  • Bashkëpunim i vazhdueshëm me ekipin për të garantuar rrjedhë efikase të punës

KUALIFIKIMET

  • Përvojë e mëparshme në depo, magazinë ose retail (preferohet, jo obligative)
  • Aftësi bazike organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Gatishmëri për punë fizike dhe mjedis dinamik
  • Frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësi në punë
  • Aftësi bazike komunikimi
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze

VLERAT QË KËRKOJMË TE KANDIDATËT

  • Vitaliteti - Të jesh pozitiv, energjik dhe aktiv. Të marrësh iniciativa, të përshtatesh dhe të mos kesh frikë nga ndryshimi.
  • Bujaria - Të punosh me zemër, të ndihmosh ekipin, të ndash njohuritë dhe të kujdesesh për veten dhe të tjerët.
  • Përgjegjësia - Të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua, të mbash fjalën dhe të korrigjosh gabimet shpejt.
  • Autenticiteti - Të jesh vetvetja, i sinqertë, i drejtë dhe i kujdesshëm ndaj njerëzve dhe mjedisit.

ÇFARË OFROJMË NE

  • Ambient pune dinamik, internacional dhe gjithëpërfshirës, ku iniciativa dhe energjia vlerësohen çdo ditë
  • Sigurim shëndetësor
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere afatgjatë, bazuar në performancë dhe meritë
  • Trajnime të strukturuara dhe të vazhdueshme, sipas standardeve globale të Decathlon, që mbështesin rritjen personale dhe profesionale
  • Kulturë pune e ndërtuar mbi besim, autonomi, përgjegjësi dhe bashkëpunim ekipor, ku secili ka zë dhe ndikim
  • Përfshirje në një kompani që ka sportin në qendër të kulturës së saj, nxit një stil jetese aktiv dhe vepron me përgjegjësi ndaj njerëzve dhe mjedisit

INFORMATA PËR APLIKIM

  • Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it:
  • Afati i aplikimit: deri më 31 maj 2026. Aplikimet shqyrtohen në vazhdimësi.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen