Krijo përmbajtje tërheqëse për rrjetet sociale në DayToDay Discount Center, ku do të zhvillosh ide kreative për TikTok, Instagram dhe Facebook. Do të punosh me foto, video dhe kampanja promocionale, do të ndjekësh trendet më të fundit dhe do të shprehësh kreativitetin tënd në një ekip dinamik. Kjo është mundësia për të punuar në marketing dhe krijimtari ku idetë e reja vlerësohen dhe zbulohen.
Obligimet dhe Detyrat
- Krijimi i përmbajtjeve për TikTok, Instagram dhe Facebook
- Krijimi dhe menaxhimi i story-ve ditore
- Zhvillimi i ideve kreative për foto, video dhe kampanja promocionale
- Ndjekja e trendeve të fundit në rrjetet sociale
Shënime shtesë
- Përvojë pune në krijimin e përmbaitjeve digitale (e domosdoshme)
- Aftësi kreative dhe sy për detaje
- Njohuri të mira të platformave sociale dhe trendet online
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip