Përshkrimi
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania Dauti Komerc shpk është në kërkim të një Agjent Shitjesh Elbasan.
Kjo pozitë ka rëndësi thelbësore për ofrimin e një shërbimi të nivelit të lartë ndaj klientëve dhe për rritjen e të ardhurave të kompanisë.
Personi në këtë rol shërben si pika kryesore e kontaktit ndërmjet kompanisë dhe klientelës së saj, duke garantuar shërbim cilësor në përputhje me standardet më të mira të kompanisë dhe të tregut.
Detyrat
- Përmbushja e objektivave të shitjes: Realizon targetet e shitjes në zonën e caktuar, në përputhje me itinerarin e lëvizjes.
- Prania dhe dukshmëria e produkteve në treg: Shton prezencën e produkteve sipas KPI-ve të përcaktuara dhe kujdeset që ato të kenë vazhdimisht vizibilitet në pikat e shitjes.
- Administrimi i stokut: Menaxhon stokun në mënyrë efikase, ruan cilësinë e produkteve dhe parandalon skadencat përmes rotacionit të duhur, duke zbatuar teknikat përkatëse të shitjes dhe menaxhimit të stokut.
- Materialet promocionale: Kujdeset për vendosjen e materialeve promocionale në pikat e shitjes dhe për zbatimin e programeve sipas standardeve të tregtimit.
- Zhvillimi i tregut: Ka njohuri shumë të mira për zonën dhe pikat e shitjes, ndjek ecurinë e zhvillimit të saj dhe njofton menaxherin për çdo ndryshim në treg.
- Çmimet e konsumit: Vëzhgon çmimet e konsumit në zonën përkatëse dhe i raporton ato te menaxheri.
- Marrëdhëniet me klientët: Ndërton dhe ruan marrëdhënie të afërta e efikase me klientët përmes vizitave të rregullta dhe ofrimit të shërbimeve me përfitim të ndërsjellë, duke respektuar Rregulloret e Brendshme të Kompanisë dhe Kodin e Sjelljes.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune.
- Të kuptojë procesin dhe dinamikën e shitjeve.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe shitjeje.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.