Shpallje Pune: Shofer / Shpërndarës i Mallit
Water Group Kosova Sh.P.K. – Uji Crystal është në kërkim të një Shoferi / Shpërndarësi të Mallit për shpërndarje në territorin e Kosovës.
Detajet e pozitës
- Zyra dhe pika e nisjes së punës ndodhet në Prishtinë.
- Terreni i shpërndarjes përfshin gjithë Kosovën.
- Orari i punës është 08:00 – 16:00.
- Kërkohet patentë shoferi e kategorisë C.
Detyrat kryesore
- Bën shpërndarjen e ujit dhe produkteve Crystal te klientët.
- Drejton automjetet e kompanisë, përfshirë kombi dhe kamion.
- E dorëzon mallin te klientët në përputhje me faturën.
- Kryen kontroll bazik të mallit në momentin e dorëzimit.
- E shpërndan mallin sipas itinerarit të përcaktuar.
- I dorëzon dhe i kthen faturat si dhe dokumentacionin shoqërues.
- Arkëton pagesat dhe i dorëzon ato sipas faturave dhe procedurave të kompanisë.
- Kujdeset për automjetin dhe për mallin gjatë procesit të shpërndarjes.
- Raporton çdo problem që paraqitet gjatë shpërndarjes.
Kërkesat
- Patentë shoferi kategoria B dhe C është e domosdoshme.
- Përvoja në vozitje dhe shpërndarje konsiderohet përparësi.
- Njohja e mirë e rrugëve dhe e terrenit në Kosovë vlerësohet si përparësi.
- Kërkohet gatishmëri për punë në terren.
- Nevojitet përgjegjësi në dorëzimin e mallit, menaxhimin e pagesave dhe respektimin e orarit.
Ofrohet
- Pagë fikse.
- Kontratë pune.
- Kushte të rregullta pune.
- Orët shtesë kompensohen me pagesë.
- Mundësi për punë stabile në një kompani prodhuese dhe shpërndarëse.
Dokumentet e kërkuara
- CV ose të dhënat bazike.
- CV-ja nuk është e detyrueshme, por kandidatët që e paraqesin do të kenë përparësi gjatë shqyrtimit.