• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Credins

Specialist/e (Njësia MIS dhe Buxhetime, Departamenti i Financës)

Credins
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë1 muaj më parëFull Time

Pozicioni: Specialist/e — Njësia MIS dhe Buxhetime, Departamenti i Financës

Vendi i punës: Zyrat Qendrore, Prishtinë

Qëllimi i pozicionit

Misioni i Departamentit të Financës në Bankën Credins Kosovë është të sigurojë hartimin dhe raportimin e drejtë dhe në kohë të situatës financiare të Bankës. Njësia e MIS dhe Buxhetime ka si qëllim kryesor, kryerjen dhe sigurimin e raportimeve brenda bankës me qëllime të analizës së performancës dhe raporte për qëllime statistikore ndaj institucioneve mbikqyrese. Gjithashtu kjo njësi siguron të ofrojë informacion me qëllim analizën e performancës si dhe statistikave.

Kriteret e nevojshme

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet
  • Eksperiencë e mëparshme mbi 3 vjet në fushën relevante
  • Preferohet eksperiencë e mëhershme pune në bankë, përbën përparësi eksperienca në MIS dhe Buxhetime
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Aftësi shumë të mira organizative, drejtuese dhe planifikuese
  • Aftësi shumë të mira analitike, aftësi teknike kreative për përpunimin e informacionit si dhe aftësi analitike në interpretimin e të dhënave financiare
  • Aftësi shumë të mira përshtatjeje për të punuar në grup
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë
  • Njohuri teknike të avancuara në paketen Office
  • Zotimi i certifikimeve dhe trajnimeve përbën avantazh

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për përgatitjen, koordinimin dhe raportimin e raporteve sipas afateve kohore të BQK-së
  • Përgjegjës për përgatitjen e inventarit të llogarive rrjedhëse në baza mujore me kontabilitetin
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve statistikore me bilanc, me sektorin e raportimeve
  • Përgatit raporte për qëllime të analizës së performancës së bankës
  • Përgatit raporte për qëllime të analizës së performancës së degëve
  • Përgatit raporte dhe analizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve mujore dhe krahasimin e buxhetit
  • Përgatit dhe raporton në FSDK në baza tremujore
  • Krijimin e informacioneve dhe raportimin në SKD sipas nevojes
  • Krijimin dhe përditësim mujor të raportit të tregut
  • Krijimi dhe procesimi i buxhetit vjetor të bankës, duke mbledhur, analizuar dhe konsoliduar të dhënat financiare nga departamentet përkatëse, si dhe duke monitoruar realizimin e tij gjatë vitit
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës, në funksion të përgatitjes dhe shpërndarjes së informacionit të kërkuar nga departamentet relevante brenda strukturave të bankës, si dhe nga palë të jashtme (institucione, auditorë, rregullatorë, etj.)

Çfarë ofrojmë ne

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese
  • Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje
  • Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Informata shtesë

  • Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.

Afati i aplikimit: 21.04.2026