• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Credins

Specialist/e, Njësia MIS dhe Buxhetime

Credins
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë4 javë më parëFull Time

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë është në kërkim të një Specialist/e për Njësinë MIS dhe Buxhetime në Departamentin e Financës.

Zyrat Qendrore, Prishtinë

Kriteret e nevojshme:

  • Të ketë përfunduar studimet në shkencat ekonomike, financë bankë ose kontabilitet.
  • Të posedojë mbi 3 vjet përvojë pune në një fushë të ngjashme.
  • Përvoja e mëparshme në bankë vlerësohet si përparësi, veçanërisht në MIS dhe Buxhetime.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Të demonstrojë shkathtësi shumë të mira organizative, udhëheqëse dhe planifikuese.
  • Të ketë aftësi të avancuara analitike, shkathtësi teknike kreative për përpunimin e informacionit dhe kompetencë në interpretimin e të dhënave financiare.
  • Të përshtatet shumë mirë për punë ekipore.
  • Të jetë në gjendje të punojë edhe në mënyrë të pavarur, duke i përmbushur detyrat me kohë.
  • Të ketë njohuri të avancuara teknike në paketën Office.
  • Certifikimet dhe trajnimet përkatëse konsiderohen avantazh.

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Departamentit të Financës në Bankën Credins Kosovë është që të garantojë hartimin dhe raportimin e saktë dhe në kohë të gjendjes financiare të Bankës. Njësia e MIS dhe Buxhetime fokusohet në realizimin dhe sigurimin e raportimeve të brendshme për analizë të performancës, si dhe në përgatitjen e raporteve statistikore për institucionet mbikëqyrëse. Po ashtu, kjo njësi ofron informacion që shërben për analizimin e performancës dhe statistikave.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të përgatisë, koordinojë dhe raportojë raportet sipas afateve të përcaktuara nga BQK-së.
  • Të përgatisë inventarin e llogarive rrjedhëse në baza mujore në bashkëpunim me kontabilitetin.
  • Të hartojë raporte statistikore të bilancit së bashku me sektorin e raportimeve.
  • Të përgatisë raporte për analizimin e performancës së bankës.
  • Të hartojë raporte për analizën e performancës së degëve.
  • Të përgatisë raporte dhe të analizojë të ardhurat dhe shpenzimet mujore, si dhe krahasimin me buxhetin.
  • Të përgatisë dhe të raportojë në FSDK në baza tremujore.
  • Të krijojë informacione dhe të raportojë në SKD sipas nevojës.
  • Të përpilojë dhe përditësojë çdo muaj raportin e tregut.
  • Të krijojë dhe të procesojë buxhetin vjetor të bankës duke mbledhur, analizuar dhe konsoliduar të dhënat financiare nga departamentet përkatëse, si dhe duke monitoruar zbatimin e tij gjatë vitit.
  • Të kryejë edhe detyra të tjera sipas nevojës për përgatitjen dhe shpërndarjen e informacionit të kërkuar nga departamentet relevante brenda strukturave të bankës, si dhe nga palë të jashtme.
  • Këto palë të jashtme përfshijnë institucione, auditorë, rregullatorë, etj.

Çfarë ofrojmë ne:

Ofrohet një paketë financiare shumë e mirë dhe konkurruese. Mjedisi i punës është dinamik dhe ekipi është në rritje. Pozita mundëson zhvillim të vazhdueshëm personal dhe profesional.