• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Credins

Specialist/e (Njësia e Kontabilitetit, Departamenti i Financës) (Prishtinë)

Credins
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë3 javë më parëFull Time

Titulli: Specialist/e - Njësia e Kontabilitetit, Departamenti i Financës (Zëvendësim, kohë e caktuar)
Vendndodhja: Zyret Qëndrore, Prishtinë

Qëllimi i pozicionit:
Misioni Departamentit të Financës në Bankën Credins Kosovë është të sigurojë hartimin dhe raportimin e drejtë dhe në kohë të situatës financiare të Bankës, duke u siguruar për zbatimin e të gjitha standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit e raportimit në fuqi. Ky Departament siguron hartimin dhe ndjekjen e planit të buxhetit vjetor të Bankës.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet.
  • Eksperiencë e mëparshme, e preferueshme mbi 3 vjet në fushën e financës, kontabilitet; përvojë në sektorin bankar.
  • Aftësi shumë të mira organizuese, drejtuese, komunikuese dhe kuantitative.
  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira për të përmbushur afatet.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontroll ditor i të gjitha veprimeve për pagesat e kryer gjatë ditës të cilat duhet të përputhen me dokumentin ditor individual i cili duhet të dorëzohet në fund të ditës tek mbikëqyrësi direkt.
  • Koordinon punën me specialistët e back office që çdo faturë blerje dhe shitje të regjistrohet në sistemin e bankës.
  • Përpilon urdhrin e pagesës ku bashkëlidhur duhet të ketë faturën origjinale të furnitorit.
  • Ekzekuton faturat në sistem duke marrë për bazë faturën origjinale të lëshuar nga klienti dhe faturën origjinale në shitje të lëshuar nga banka, shlyen detyrimin me klientin.
  • Rakordon llogaritë pezull që preken nga moduli i bankës për regjistrimin e faturave dhe llogaritë pezull që janë prekur pa modul për të gjitha veprimet e natyrave të ndryshme të cilat nuk janë të shoqëruara me faturë tatimore.
  • Rakordon regjistrin e aktiveve të qëndrueshme me llogaritë sintetike dhe analitike në planin e llogarive kontabël.
  • Rakordon raportet financiare të mjeteve të trupëzuara dhe të patrupëzuara të veprimtarisë që të jenë në përputhje me inventarin fizik për të gjitha deviacionet; mban kontakt me të gjitha njësitë përkatëse për analizimin dhe shoqërimin e tyre me procesverbal të çdo lëvizje të mundshme.
  • Njofton departamentin e prokurimit për situatën pasi ka analizuar informacionin financiar me atë fizik, deri sa kjo e fundit del me një plan masash për deviacionet e krijuara në njësi të ndryshme.
  • Koordinon punën me specialistët e departamentit të prokurimit ku çdo urdhër veprimi dhurimi, shitje të mjeteve shoqërohet me kontratë dhe faturë në shitje të këtij aseti.
  • Regjistron të gjitha procesverbalet e sjella nga departamenti i prokurimit në hyrje dhe në dalje të magazinës; rakordon magazinën me inventarin e sjellur nga departamenti i prokurimit me kontabilitetin.
  • Referuar të gjitha faturave me natyrë ligjore dhe përmbarimore për klientët debitor të bankës, analizon statusin e çdo klienti në bashkëpunim me departamentin e rikuperimit; regjistron faturat tatimore dhe analizon faturat për efekt TVSH nëse duhet apo jo përpiluar faturë në shitje.
  • Ndjek në bashkëpunim me departamentin e kredisë të gjitha llogaritë debitore, pezullin për pagesat ligjore deri në zërimin e tyre; bën analizë në nivel debitori për qëllim provizionimi sipas parimeve kontabël për krijimin e fondeve rezervë.
  • Përgatit të dhënat mujore në mënyrë inventariale sipas degëve, akt-rakordimin sipas degëve të inventarëve kontabël, regjistrit të mjeteve dhe llogarive kontabël që janë pjesë e formatit të bilancit dhe që shërbejnë si bazë për kërkesat e auditorit.
  • Përgatit dhe vendos në dosje informacionin e shoqëruar me inventarët përkatës të çdo llogarie të aktiveve afatgjata materiale.
  • Përgatit të dhënat vjetore në mënyrë inventariale sipas degëve, akt-rakordimin sipas degëve të inventarëve fizik, regjistrit të mjeteve dhe llogarive kontabël që janë pjesë e formatit të bilancit dhe mbyll procesverbalet e degëve për inventarizimin fizik me atë kontabël.

Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV (format PDF)

Afati i aplikimit: 30.04.2026.