• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Credins

Këshillues/e Klienti (Pejë)

Credins
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPejë3 javë më parëFull Time

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë është në kërkim të një Këshillues/e Klienti për Degën Pejë.

Misioni i degës së bankës është zhvillimi i aktivitetit bankar në përputhje me legjislacionin në fuqi, përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve bankare si pagesat për institucione shtetërore dhe private, hapja e llogarive, depozitat, transfertat, këmbimi valutor dhe shërbime të ngjashme.

Qëllimi i pozicionit:

Roli i Këshilluesit të Klientit është të garantojë shërbim të shpejtë, korrekt dhe cilësor sipas standardeve të Bankës, duke përdorur edhe qasje shitëse për çdo klient që paraqitet në ambientet e saj. Ky pozicion kërkon respektim të akteve normative të Bankës Credins Kosovë dhe të dispozitave të tjera ligjore që lidhen me funksionin e punës. Gjithashtu, pozita synon ofrimin e një shërbimi profesional sipas standardeve të përcaktuara, duke identifikuar dhe analizuar nevojat e klientëve në mënyrë që ato të shndërrohen në shitje dhe në arritje të objektivave të caktuara nga menaxherët. Në të njëjtën kohë, pritet sigurimi i kredive cilësore për degën përmes analizës së mirëfilltë dhe zbatimit të saktë të udhëzimeve dhe rregulloreve të bankës, si edhe administrimi i kujdesshëm i portofolit të kredisë nëpërmjet procedurave, monitorimit të çdo kredie të dhënë dhe ruajtjes së marrëdhënieve të vazhdueshme me klientët.

Kriteret e nevojshme:

  • Të ketë përfunduar studimet në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet ose manaxhim.
  • Të posedojë përvojë pune prej së paku 1-2 vjetësh në sistemin bankar.
  • Të jetë i/e gatshëm/me për të punuar me klientë.
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira në MS Office, veçanërisht në Excel.
  • Të ketë shkathtësi shumë të mira në komunikim, organizim, planifikim dhe shitje.
  • Të përshtatet mirë me punën në ekip.
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe t’i përfundojë detyrat brenda afateve.
  • Certifikimet dhe trajnimet përkatëse përbëjnë përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ketë njohuri shumë të mira për të gjitha produktet e bankës.
  • Të përpunojë dhe të realizojë në sistem:
    • çeljen e NRP të klientit kur ai është i ri (individ/subjekt)
    • çeljen e llogarisë rrjedhëse për individë/subjekte
    • ekzekutimin e urdhërxhirimeve që paraqiten nga klienti për palë të treta
  • Të kryejë pagesa në favor të tatimeve, doganave, bashkive dhe përfituesve të tjerë të ngjashëm, sipas procedurave në fuqi.
  • Të mbajë përgjegjësi për administrimin e dosjeve të klientëve, si atyre të trashëguara ashtu edhe atyre të hapura prej tij/saj, duke siguruar që të gjitha dokumentet e kërkuara të jenë të plota sipas rregulloreve, procedurave të brendshme të bankës dhe ligjeve në fuqi.
  • Si person shitës në degë, të arrijë objektivat e vendosura për parashitjen (MAS) dhe objektivat individuale të përcaktuara për produktet kredi dhe jokredi.
  • Të njohë mirë produktet e bankës dhe procedurat përkatëse, me qëllim që t’ua ofrojë klientëve në mënyrë të dobishme, sidomos përmes prezantimit të paketave të plota të shërbimit.

Çfarë ofrojmë ne:

Ofrohet një paketë financiare shumë e mirë dhe konkurruese. Ambienti i punës është dinamik dhe ekipi është në rritje. Pozita mundëson zhvillim të vazhdueshëm personal dhe profesional.