Përshkrimi
Credins Bank po kërkon të angazhojë: Sportelist – Arkëtare Zëvendësuese, dega Shkodër 1.
Detyrat
Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Ofrimi i shërbimit në sportel për të gjithë klientët në mënyrë cilësore dhe brenda afateve, duke zbatuar procedurat dhe rregullat e arkës.
- Kryerja e verifikimit të klientëve që realizojnë transaksione në sportel.
- Garantimi i zbatimit të saktë të rregulloreve për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit.
- Mbajtja në rregull e dokumentacionit që plotësohet ose dorëzohet nga klientët, si mandate arkëtimi, mandate pagese, çeqe, libreza dhe dokumente të ngjashme.
- Për pozicionin është parashikuar një përshkrim pune më i detajuar.
Kualifikimet
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë universitare në Shkencat Ekonomike.
- Përbën avantazh një përvojë pune mbi 1 vit, sidomos në rolin e arkëtares.
- Motivim dhe gatishmëri për t'u bërë pjesë e ekipit.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri të mira të paketës MS Office ose të programeve informatike.
- Orientim drejt rezultateve dhe gatishmëri për të punuar me orar fleksibël.
Çfarë ofrohet
- Paketë financiare shumë e mirë dhe konkurruese, me bonuse çdo 3 muaj dhe pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi për zhvillim në karrierë, trajnime dhe rritje profesionale.
- Përfitime shtesë si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe ekip në zgjerim.
- Aktivitetete sportive, retreate, udhëtime dhe përfitime të tjera.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 22.06.2026.