Përshkrimi
Credins Bank po kërkon të angazhojë një SPORTELIST ARKËTARE ZËVENDESUESE për DEGA EMIGRES.
Detyrat
Përgjegjësitë dhe funksionet kryesore:
- Ofrimi i shërbimit të shpejtë dhe cilësor për çdo klient që paraqitet në sportel, duke zbatuar procedurat dhe rregullat e arkës.
- Identifikimi dhe verifikimi i klientëve që kryejnë veprime në sportel.
- Zbatimi me përpikëri i rregullave për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit.
- Administrimi i dokumentacionit që klientët plotësojnë ose dorëzojnë, përfshirë mandat arkëtimet, mandat pagesat, çeqet, librezat dhe dokumente të ngjashme.
- Për këtë pozitë disponohet edhe një përshkrim pune më i detajuar.
Kualifikimet
Kërkesat e nevojshme:
- Diplomë universitare në Shkencat Ekonomike.
- Përbën përparësi një përvojë pune mbi 1 vit, veçanërisht në rolin e ARKËTARËS.
- Gatishmëri dhe motivim për t’iu bashkuar ekipit.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri të mira të paketës MS Office ose të programeve informatike.
- Orientim drejt rezultateve dhe gatishmëri për të punuar me orar fleksibël.
Çfarë ofrohet
- Paketë financiare shumë e mirë dhe konkurruese, me bonuse çdo 3 muaj dhe pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi për zhvillim në karrierë, trajnime dhe avancim profesional.
- Përfitime shtesë si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, ambient dinamik dhe ekip në zgjerim.
- Pjesëmarrje në aktivitete sportive, retreate, udhëtime dhe iniciativa të tjera.