Përshkrimi
Credins Bank është në kërkim të një Sporteliste – Arkëtareje për Rajonin Tiranë
Detyrat
Funksionet dhe përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i shërbimit të shpejtë dhe cilësor për të gjithë klientët që paraqiten në sportel, në përputhje me procedurat dhe rregullat e arkës.
- Identifikimi dhe verifikimi i klientëve që kryejnë veprime pranë sportelit.
- Zbatimi i saktë i rregulloreve për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
- Administrimi dhe ruajtja e dokumentacionit që plotësohet ose paraqitet nga klientët, përfshirë mandat arkëtimi, mandat pagesash, çeqe, libreza dhe dokumente të ngjashme.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
- Preferohet përvojë pune mbi 1 vit, veçanërisht në pozicionin e Arkëtares.
- Gatishmëri dhe motivim për t’iu bashkuar ekipit.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
- Njohuri të mira të paketës MS Office ose të programeve informatike.
- Orientim drejt rezultateve dhe gatishmëri për të punuar me orare fleksibël.
Çfarë ofrojmë ne
- Paketë financiare shumë e mirë dhe konkurruese, me bonuse 3 mujore dhe pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi për zhvillim në karrierë, trajnime dhe rritje profesionale.
- Përfitime shtesë si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe ekip në zgjerim.
- Aktivitetete sportive, retreate, udhëtime dhe përfitime të tjera.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret do të përzgjidhen dhe do të ftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.