• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Credins Bank Sh.A

Specialist Rikuperimi

Credins Bank Sh.A
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 muaj më parëFull Time

Pozicioni: Specialist Rikuperimi
Punëdhënësi: Credins Bank

Përshkrim i shkurtër:

  • Specialist i përgjegjshëm për monitorimin dhe menaxhimin e portofolit të kredive, me fokus në rikuperimin e kredive me probleme. Punon ngushtë me degët dhe njësitë përkatëse për të ndjekur hapa konkretë rikuperimi dhe për të identifikuar kredi me rrezik përkeqësimi.

Detyrat:

  • Monitoron mbi bazë ditore portofolin e kredive dhe kontakton me stafin e degëve.
  • Krijon kontakte të drejtperdrejta me klientin dhe së bashku me njësinë përkatëse ndërmerr hapa për rekuperimin e kredisë.
  • Identifikon kredite të cilat paraqesin potencial për përkeqësim.
  • Është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të përcaktuar.
  • Kryen detyra të caktuara të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë dhe Departamentit.
  • Sugjeron zgjidhje me qëllim rekuperimin e kredive në Komitetin e Kredive me Probleme.

Kualifikimet:

  • Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitare në shkenca financiare).
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune të mëparshme mbi dy vite në sektorin e kredidhënies dhe eksperienca të mëparshme në fushën e kredive me probleme.
  • Të marrë mbi vete përgjegjësitë e punës duke përmbushur afatet (deadline).
  • Të jetë i orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë i disponueshëm për orare të zgjatura të punës.
  • Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.
  • Disponibilitet për të lëvizur në terren në takime me klientë dhe jashtë qytetit.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje.
  • Aktivitetete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.

Afati i aplikimit: 19.04.2026

Shënim – Politika e Privatësisë:

  • Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
  • Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.