• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Credins Bank Sh.A

Këshillues Klienti Individ- Dega Durres 2

Credins Bank Sh.A
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetDurrës4 javë më parëFull Time

Titulli: Këshillues Klienti Individ - Dega Durres 2

Përshkrimi:
Credins Bank kërkon të punësojë: Këshillues Klienti Individ - Dega Durres 2.

Detyrat:

  • Identifikimi i klientëve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.
  • Analiza e Kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.
  • Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankës për të realizuar një analizë të plotë e klientit si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.
  • Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
  • Analizimi i situatës financiare të biznesit, njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.

Kualifikimet:

  • Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vjet në sistemin Bankar apo Institucione Financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies.
  • Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline.
  • Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.
  • Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Afati i aplikimit: 23.04.2026

Informacione shtesë:

  • Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Shënim – Politika e Privatësisë:
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen, e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.