Credins Bank po kërkon të shtojë në ekip një Këshillues Klienti Agro për Degën Lushnje.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Gjetja e klientëve të mundshëm dhe prezantimi i të gjitha produkteve dhe shërbimeve që ofron banka.
- Shqyrtimi i kërkesave të klientëve, duke nisur nga mbledhja e dokumenteve të nevojshme deri te përgatitja e raportit të analizës.
- Bashkërendimi me njësitë e tjera të bankës për të siguruar një vlerësim sa më të plotë të klientit, si edhe ndjekja e rasteve me problematika.
- Administrimi i portofolit me synim ruajtjen e cilësisë së tij.
- Vlerësimi i gjendjes financiare të biznesit, si dhe zotërimi i njohurive shumë të mira mbi pasqyrat financiare.
Kualifikimet
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë në shkencat ekonomike, me profil Ekonomik; përparësi përbën kualifikimi pasuniversitar në shkencat financiare.
- Pëlqehet përvojë pune mbi 2 vjet në sistemin bankar ose në institucione financiare, veçanërisht në fushën e kredidhënies AGRO.
- Aftësi për të marrë përgjegjësi në punë dhe për të përmbushur afatet.
- Orientim drejt rezultateve dhe gatishmëri për të punuar me orar të zgjatur.
- Aftësi për bashkëpunim në grup.
Çfarë ofrohet
- Paketë financiare shumë e mirë dhe konkurruese, me bonuse çdo 3 muaj si dhe pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi për zhvillim në karrierë, trajnime dhe ngritje profesionale.
- Përfitime shtesë si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, ambient dinamik dhe ekip në zgjerim.
- Aktivitetete sportive, retreate, udhëtime dhe përfitime të tjera.