• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Credins Bank Sh.A

Jurist

Credins Bank Sh.A
Apliko
Ligj & JuridikTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Credins Bank kërkon të punësojë:

JURIST DEPARTAMRNTI JURIDIK

Juristi ka per detyre dhenien e ndihmes ligjore departamenteve dhe njesive te tjera organizative te bankes me qellim mbrojtjen ligjore te interesave te Bankes Credins, veçanërisht nepermjet dhenies se opinionecve ligjore, keshillimeve ligjore si dhe perfaqesimit ne organet gjyqesore dhe organet e tjera te administrates publike.

Detyrat

Funksionet e pozicionit:

  • Mban marredhenie me deget e Bankes Credins per te dhene opinion ligjor ne lidhje me prokurat e perfaqesimit, deshmite e trashegimise ligjore/ testamentare, kontrata e shitjes/ huase/ sipermarrjes.
  • Hartimi i raporteve ligjore per dosjet e llogarive per personat juridike, SH.P.K, SH.A., Shoqata, Organizata Jo-fitimprurese, Parti Politike, Sindikata etj.
  • Dhenia e ndihmes ligjore per njesite organizative te Bankes me qellim mbrojtjen ligjore te interesave te Bankes Credins per raste te ndryshme.
  • Ndjekje te ceshtjeve gjyqesore, perfaqesimin e bankes ne gjykate dhe keshillim ligjor ne lidhje me keto ceshtje.
  • Mban marredhenie me zyrat e permbarimit ne te cilen dergohen Urdhrat e Ekzekutimit per debitoret e Bankes, kontrolli i kontratave te sherbimit lidhur ndermjet bankes, ne cilesine kreditorit, dhe zyres se permbarimit, si dhe verifikimi i te gjitha faturave per secilin debitor me kontraten perkatese(kur kjo detyre i caktohet nga Dr. i Departamentit).
  • Harton dhe/ose rishikon kontrata te ndryshme, si psh kontrata qiraje, sherbimi, furnizimi, dhurimi, etj.
  • Trajtimi dhe kthimi i pergjigjeve per shkresat e ardhura ne Departamentin Juridik.
  • Monitorimi i botimeve ne fletoren zyrtare te Republikes se Shqiperise.
  • Kryen detyra te tjera sipas udhezimeve te Pergjegjesit te Sektorit te Marredhenieve Juridike dhe Dr./ Zv. Drejtorit te Departamentit Juridik.
  • Kryerja e trajnimeve te ndryshme ne pune dhe trajnimeve te jashtme.

Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.

Kualifikimet

Kriteret e nevojshme:

  • Diplome e arsimit te larte ne shkencat Juridike.
  • Diplome e nivelit master.
  • Trajnime ne fusha te ndryshme te jurisprudences.
  • Njohje shume e mire e legjislacionit ne fuqi.
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze.
  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe kuantitative.
  • Aftesi shume te mira analitike.
  • Aftesi shume te mira pershtatjeje, per te punuar ne grup.
  • Aftesi te mira per te punuar ne menyre te pavarur duke permbushur deadline.
  • Eksperience pune e meparshme ne sektorin bankar mbi 4 vite.
  • Disponibilitet per te punuar jashte orarit te punes per te permbushur afatet, dhe per te punuar jashte zyre.

Çfare ofrojme ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, Pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë
pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës** 26.05.2026**

Shënim – Politika e Privatësisë.

Credins Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre.