Përshkrimi
Credins Bank po kërkon të angazhojë: Data Scientist në Sektorin BI & Interface
Roli i Data Scientist në kuadër të sektorit BI & Interface ka si synim përpunimin, analizimin dhe automatizimin e të dhënave financiare, me qëllim përmirësimin dhe automatizimin e proceseve të raportimit.
Detyrat
Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Të shqyrtojë proceset ekzistuese që ndiqen nga strukturat e Divizionit Financiar dhe të evidentojë mundësitë për automatizim.
- Të zhvillojë skripte, mjete dhe zgjidhje si Python, R, VBA, SQL dhe RPA për të ulur punën manuale gjatë përgatitjes së raporteve.
- Të përdorë teknika dhe mjete ETL për të përmirësuar rrjedhën e të dhënave dhe për të rritur besueshmërinë e raportimeve.
- Të projektojë dhe të mirëmbajë raporte dhe panele të automatizuara sipas kërkesave të strukturave të Divizionit Financiar.
- Të bashkëpunojë me ekipet brenda Divizionit Financiar për të kuptuar nevojat e biznesit dhe për të ofruar zgjidhje IT të përshtatshme.
- Të ofrojë trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për punonjësit e Divizionit, në mënyrë që të rritet niveli i njohurive dhe kuptimi i plotë i zgjidhjeve dhe teknikave të përdorura.
- Të mbështesë Drejtorin e Divizionit Financiar në përgatitjen e modeleve të parashikimit financiar dhe treguesve rregullatorë.
- Të japë mbështetje për plotësimin e kërkesave për raporte të ndryshme të Divizionit, të kërkuara nga auditime të brendshme, të jashtme ose rregullatore.
- Të kryejë edhe detyra të tjera sipas kërkesave të përgjegjësit të sektorit Credins BI & Interface.
Kualifikimet
Kriteret e nevojshme:
- Të ketë diplomë Bachelor ose Master në Shkenca Kompjuterike, Shkenca të të Dhënave, Matematikë, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
- Të ketë përvojë me Excel, përfshirë formula të avancuara, Power Query dhe VBA.
- Të zotërojë njohuri të mira në Python dhe/ose R, duke përfshirë pandas, openpyxl, xlwings, tidyverse, si edhe SQL për automatizim.
- Të ketë njohuri mbi proceset ETL dhe mjetet për integrimin e të dhënave.
- Njohja e mjeteve të BI vlerësohet si përparësi.
- Përvoja me të dhëna financiare përbën një avantazh të rëndësishëm.
- Të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve, të punojë në mënyrë të pavarur dhe të tregojë kujdes ndaj detajeve.
- Të disponojë aftësi të mira analitike për të shqyrtuar të dhëna komplekse dhe për të nxjerrë informacion të vlefshëm.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim për të përcjellë informacionin teknik në mënyrë efikase.
- Të jetë në gjendje të identifikojë probleme dhe të ndërtojë zgjidhje të bazuara në të dhëna.
- Të ketë përvojë në administrimin e të dhënave, procese ETL, automatizim raportesh, Python dhe ose R.
Çfarë ofrojmë ne
- Ofron një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, me bonuse çdo 3 muaj, si edhe pagë të 13-të / 14-të.
- Krijon mundësi për zhvillim në karrierë, trajnime dhe rritje profesionale.
- Siguron përfitime shtesë si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe grup pune në zgjerim.
- Ofron aktivitete sportive, retreate, udhëtime dhe përfitime të tjera të ngjashme.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret do të përzgjidhen dhe do të kontaktohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.