Titulli: Auditor i Brendshëm për IT
Përshkrimi:
- Detyra e Auditorit të Brendshëm për IT është që të implementojë një sistem të pavarur vlerësues për infrastrukturën informatike të bankës dhe sigurinë e informacionit.
- Ky sistem vlerësues shërben për të siguruar bordin drejtues dhe menaxhimin që përpunimi elektronik i informacionit, ruajtja dhe qarkullimi i tij në rrjetet informatike të kryhet në përputhshmëri me aktet normative të brendshme dhe të jashtme.
Detyrat:
- Identifikon rreziqet e proceseve të TIK dhe SI dhe kryen vlerësimin e tyre për qëllime auditimi.
- Harton programet e kontrollit në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit, të sigurisë së informacionit dhe TIK si dhe me manualet dhe rregulloret e brendshme.
- Kontrollon duke përdorur standarde, praktika profesionale dhe instrumente informatike për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme, qeverisjen, saktësinë e konfigurimit të sistemeve informatike si dhe integritetin, sigurinë dhe disponueshmërinë e informacionit që përpunohet në infrastrukturën informatike.
- Rishikon dobësitë e sistemeve, infrastrukturës, databazave etj., në lidhje me sigurinë dhe kontrollon përputhshmërinë e kryerjes së aksesit logjik dhe atë fizik me të drejtat e përcaktuara sipas profileve.
- Analizon dhe vlerëson mjaftueshmërinë e dokumentacionit rregullator që rregullon proceset që kryhen në Divizionin e IT.
- Mban letrat e punës ku siguron regjistrimin e plotë dhe të saktë të testimeve të kryera, konstatimeve/gjetjeve dhe rekomandimeve.
- Përgatit gjetjet për raportet me rezultatet dhe rekomandimet e kontrollit.
- Komunikon me njësitë e audituara gjatë dhe në përmbyllje të auditimeve.
- Ndjek dhe mban kontakte me njësitë përgjegjëse për të verifikuar implementimin e rekomandimeve, si dhe evidenton/raporton mosrealizimin e tyre.
- Merr pjesë në takime me menaxhmentin për të analizuar dhe diskutuar mbi gjetjet e auditimit të brendshëm.
- Merr pjesë në auditime të proceseve të tjera të bankës në vlerësimin e sistemeve të përdorura.
- Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të Drejtorit të Kontrollit të Brendshëm.
- Mban kontakt me Kontrollin e Jashtëm dhe organet e Mbikëqyrjes lidhur me aspektet e auditimit të TIK dhe Sigurisë së Informacionit.
Kualifikimet:
- Diplomë në shkencat informatike.
- Trajnime në fushën e auditimit për IT.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe kuantitative.
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup.
- Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur afatet (deadline).
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e auditimit apo sigurisë së informacionit.
- Eksperiencë në kompanitë e auditimit është plus.
- Certifikata kualifikimi të standardizuara për IT Audit.
- Disponibilitet për të punuar jashtë orarit.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi rritje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje.
- Aktivitetete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.
Dokumentet e kërkuara:
Afati i aplikimit: 20.04.2026
Shënime:
- Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Politika e Privatësisë:
- Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.