Përshkrimi
Credins Bank kërkon të punësojë:
ASISTENT I DREJTORIT TE DEPARTAMENTIT TE INFRASTRUKTURES SE TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT
Misioni i Departamentit te Infrastruktures se Teknologjise se Informacionit eshte te siguroje ngritjen e infrastruktures, rrjetit dhe komunikacionit sipas standarteve me te mira te sigurse, si dhe ofroje suport te vazhdueshem per te gjitha pajisjet hardware, mjetet komunikimi, rrjet shperndares per siguruar mirefunksionimin e tyre.
Detyrat
Funksionet e pozicionit:
- Siguron mbledhjen, filtrimin dhe organizimin e informacionit te nevojshem per Drejtorin e DITI per aktivitetet operacionale ditore.
- Sherben si pike kontakti per komunikimet administrative dhe operacionale te Drejtorit me njesite e tjera te bankes.
- Koordinon komunikimin ndermjet Divizionit IT dhe departamenteve te tjera.
- Pergatit dokumentacion, analiza dhe materiale mbeshtetese per takimet ne IT.
- Harton prezantime, raporte dhe permbledhje ekzekutive per mbledhje menaxheriale dhe bordi sipas kerkeses.
- Pergatit dokumentacion e nevojshem sipas udhezimeve te Drejtorit te Departamentit per:
- auditime te brendshme dhe te jashtme.
- takime me menaxhmentin e bankes.
- projekte strategjike te IT.
- Mbledh dhe dokumenton proceset e punes per çdo pozicion dhe njesi brenda DITI.
- Miremban dhe perditeson repository-n e dokumentacionit te proceseve dhe procedurave te DITI.
- Ndihmon ne hartimin, perditesimin dhe mirembajtjen e akteve rregullative te Departamentit.
- Sigron qe aktet rregullative te realizohen brenda afateve te parashikuara.
- Ndjek ecurine e realizimit te ceshtjeve qe jane lene detyre e DITI dhe siguron respektimin e afateve per permbushjen ne kohe.
- Pergatit raporte periodike mbi statusin e detyrave dhe projekteve.
- Siguron qe çeshtjet prioritare te adresohen ne kohe.
- Ndjek dhe ndihmon ne zgjidhjen e çeshtjeve qe kerkojne bashkepunim ndermjet departamenteve.
- Kryen cdo detyre qe i ngarkohet nga Drejtuesi i Departamentit te Infrastruktures se Teknologjise se Informacionit.
- Merr pjese ne trajnime dhe seminare te ndryshme formuese.
Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.
Kualifikimet
Kriteret e nevojshme:
- Diplome e arsimit te larte.
- Diplome e nivelit master.
- Aftesi shume te mira manaxhimi.
- Njohuri shume te mira te gjuheve te huaja (njohja e gjuhez angleze e domosdoshme).
- Njohuri shume te mira te programeve kompiuterike.
- Aftesi shume te mira komunikuese.
- Aftesi shume te mira analitike.
- Aftesi shume te mira pershtatjeje, per te punuar ne grup.
- Aftesi te mira per te punuar ne menyre te pavarur duke permbushur deadline .
- Aftesi shume te mira ne hartimin e shkresave te natyrave te ndryshme.
- Eksperience e meparshme ne fushen e IT.
- I gatshem te punoje me orare te zgjatura.
Shënime
Çfare ofrojme ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, Pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë
pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024"Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins.